AAK: Lironi aktivistët tanë

Gjashtë 6 aktivistë të AAK-së, Armend Loshaj, Arbër Kaçorraj, Eldrin Cacaj, Visar Dobraj, Shpat Selmanaj dhe Ardenis Likaj, që janë arrestuar mbrëmë, akoma po mbahen në paraburgim, njofton kumtesa e AAK-së për medie.




«Aktivistët e AAK-së, nuk kanë ushtruar dhunë dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas informatave tona, ata janë arrestuar përballë Grandit, duke lëvizur fare natyrshëm. AAK kërkon lirimin tyre», thotë kumtesa, transmeton Koha.net.

Konsiderojmë se mbajtja pa arsye e aktivistëve të AAK-së, ka për qëllim përkeqësimin e situatës dhe është provokim i hapur ndaj nesh.