AAK: Kryeministri mos të veprojë me logjikë diktatoriale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmes një reagimi drejtuar kryeministrit Mustafa me mesazhin që ai të zbret në popull, ku kanë thënë se është për keqardhje se si kryeministri i vendi nuk ka kuptuar asgjë dhe kundërshtimin e më shumë se 200 mijë qytetarëve të marrëveshjeve që i ka nënshkruar vetë, i cilëson probleme joreale.




«Nuk është aspak e vërtetë që nuk ka pasur dëshmi, që i kundërshtojnë këto marrëveshje. Ato kanë qenë shumë dhe nga shumë burime, por kryeministri nuk e ka parë të arsyeshme, as t’i dëgjojë ato, e lere më t’i konsiderojë», kumton AAK.

Ata kundërshtojnë kryeministrin se nuk është te «hyxhymi» i opozitës për të ardhur dhunshëm në pushtet, por shqetësues, sipas AAK-së, është hyxhymi i kryeministrit që dy marrëveshjet kontestuese, t’i bëjë akt të kryer.

«Kryeministër refletoni, siç paskeni filluar të reflektoni, dhe riktheni marrëveshjet që t’i diskutojmë bashkarisht dhe mos provoni që të na i impononio si akt të kryer, dhe vazhdojeni qeverisjen me sfidat tjera të rënda, pse jo edhe me mbështetjen tone», thuhet me tej në komunikatën e AAK-së.

AAK thotë se kryeministri është i obliguar që ta dëgjojë zërin qytetar, por edhe të opozitës dhe të mos veprojë me logjikën diktatoriale se çka është prolem real dhe joreal, transmeton Koha.net.

Sipas AAK-së, reflektimi i kryeministrit është i thjeshtë, i domosdoshëm dhe në interes të funksionalitetit e të stabilitetit të vendit.

«Edhe njëherë i bëjmë thirrje atij dhe gjithë të tjerëve që të kenë një qasje konstruktive ndaj këtyre dy çështjeve, jetike për vendin, dhe të mos barrikadohen në pozitat e “pushtetit të gjithfuqishëm”, e neve t’na detyrojnë që të mos zgjedhim as mjete për t’i kundërshtuar.Është koha e fundit për maturi dhe qetësi politike e jo për kryeneqësi e selame nga Facebooku!», thuhet në fund të komunikatës.