AAK këshillon Qeverinë të përfitojë nga marrëveshjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës




Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të shpreh pakënaqësitë e saj në lidhje me transformimin e FSK-së në Froca të Armatosura.

 

Deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Rrustem Berisha, ka deklaruar se AAK mbetet e vendosur që ligji për Forcat e Armatosura të miratohet menjëherë në Kuvend, raporton KTV.

Berisha ka thënë se formimi i Forcave të Armatosura ka mbetur peng i pazarevë mes Qeverisë së Kosovës dhe Listës Serbe. Ai ka theksuar Qeveria ka humbur sensin e komunikimit strategjik dhe, sipas tij, ka dështuar ta transformojë FSK-në në Ushtri të Kosovës.

AAK deklaron se ka ardhur koha që edhe Kosova të përfitojë nga marrëveshjet e arritura me Serbinë, duke potencuar se Qeveria duhet të angazhohet që të marrë mbështetjen e Listës Serbe për votimin e Ligjit për FAK-un.

Gjithashtu kjo parti ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në këtë proces duke thënë se ashtu siç i bindën Isa Mustafën e Hashim Thaçin për AKS-në, ashtu le ti bindë edhe serbët për FAK-un.