AAK ka një urim për deputetët e Kaçanikut, por ua humb 10 vjet histori

Për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, Kushtetuta e Kaçanikut, është njëra prej ngjarjeve që tashmë ka zënë vend në historinë e Kosovës.

Në njoftimin e AAK-së, thuhet se me të drejt është konsideruar si një prej bazave të fuqishme të shtetësisë së Kosovës. Por megjithatë aty vërehet një gabim, që ia heq kësaj ngjarje dhjetë vjet histori. Në vend të 25 vjet, aty thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur 15 vjet më parë, transmeton Koha.net.

«Në këtë 15 vjetor të kësaj date historike, i urojmë të gjithë pjesëmarrësit e saj, dhe i sigurojmë ata se çdo përvjetor i Kushtetutës së Kaçanikut, do të kujtohet gjithmonë e me respekt dhe me vlerësimin më të lartë për ata që e patën të qartë vizionin e një Kosove të pavarur», thuhet në letrën e AAK-së. «Urime deputetëve të Kushtetutës së Kaçanikut dhe gjithë atyre që jetuan me këtë ngjarje», thuhet më tej aty.