AAK e konsideron të kundërligjshëm drejtorin e Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, i cili është i autorizuar për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, nuk ka përfillur Ligjin nr. 04-V-310 të Policisë, të miratuar më 23 janar 2012 dhe të dekretuar nga Presidentja më 2 mars 2012, ngase konform me këtë është dashur të miratojë vendim për zëvendësimin e vendimit Nr. 066/11, të datës 12 tetor 2011, dhe me të cilin drejtorit të përgjithshëm të Policisë do t’i vazhdohej mandati.




Pasi që kryeministri, me vendim të bazuar në Ligjin Nr. 04-V-310 për Policinë, nuk ka miratuar vendim plotësues, pa mëdyshje del se drejtori aktual i Policisë së Kosovës e ushtron funksionin pa bazë ligjore që nga data 12 tetor 2014, transmeton Koha.net.

Sa i përket aspektit ligjor, drejtori aktual i Policisë të Kosovës që nga 12 tetori 2014 e ushtron funksionin pa vendim të bazuar në ligj apo thënë në mënyrë ironike, «në ler juridik».

Sot «Koha Ditore» ka prezantuar me hollësi procedurat e ndjekura dhe ato që nuk janë injoruar me rastin e vazhdimit të mandatit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.