A ka Zvicra më pak policë se vendet fqinje?

Shumëkush Zvicrën e njeh si një «vend policor». Pas incidentit të rëndë në një tren në kantonin e St. Gallenit po shtohen zërat për shumë siguri. Disa mendojnë se në këtë drejtim mund të bëhet më shumë, sepse numri i policëve në Zvicër është më i vogël se ai në vendet fqinje. Po a është e vërtetë kjo?

Më 1 gusht 2016, Ditën Kombëtare të Zvicrës. Foto: Denis Linine / Shutterstock.com

Shtimi i numrit të policëve në detyrë, ushtrimi i kontrolleve në hyrje të stacioneve të trenit, prani sistematike në trenat regjionalë… Këto janë vetëm disa prej ideve për rritjen e sigurisë publike që qarkullojnë momentalisht në Zvicër. Anëtari i Qeverisë, kompetent për sigurinë në Gjenevë, Pierre Maudet, ka rrëfyer në një intervistë për përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e gjendjes së sigurisë. Njëkohësisht ka përkujtuar që zero-rreziku nuk ekziston! Një ndër kufizimet është fakti që numrmi i policëve në Zvicër është më i vogël se ai në vendet fqinje.

Dhe, shifrat e Eurostatit, entit statistikor të UE-së e konfirmojnë këtë. Më 2014 për 100’000 banorë në Zvicër ka pasur 219 policë. Në 26 qendrat kantonale të policisë (dhe duhet të dihet që për shumicën e detyrave policore kompetente janë kantonet), në policinë federale dhe qendrat policore të komunave ishin të angazhuar 17’816 policë. Sipas kësaj, Zvicra gjindet në zonën e listës ku renditen edhe vendet nordike. Në shumicën e vendeve të tjera europiane numri i policëve për 100’000 banorë është më i lartë. Italia, për shembull, ka më shumë se dyfishin e policëve se Zvicra.

Zvicra me numrin e saj të policëve pozicionohet nga fundi edhe në plan global. Sipas një raporti të Institutit Europian për Mbrojtje dhe Luftë Kriminalitetit dhe atij të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Drogës dhe Kriminalitetit, ku përfshihen 97 vende, në Brunei dhe Kuvajt numri i policëve për 100’000 banorë shkon në 1’100. Të dhënat e disa vendeve janë të dyshimta, transmeton transmeton «swissinfo.ch». Venezuela, për shembull, ka dhënë vetëm 15 policë për 100’000 banorë. ks