A e ka zbuluar shkenca shkakun e autizmit dhe a mund të parandalohet?

Një studim i ri supozohet të ketë zbuluar rrënjët e autizmit, dhe mbase mund të merren masa për parandalimin e tij.

Foto: Shutterstock

Një në 68 fëmijë sot përballen me çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror dhe sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash, të ashtuquajturin autizëm. Kjo është e barabartë me 3,5 milionë amerikanë. Për më tepër, shkalla e fëmijëve që lindin me autizëm është rritur jashtëzakonisht shumë prej vitit 2000. Prevalenca ka shkuar nga 6 për qind te të gjitha lindjet më 2002 në 15 për qind më 2010. Djemtë kanë më shumë mundësi të preken nga autizmi, dhe ata që kanë prejardhje nga Kaukazi më shumë mundësi se hispanikët apo afro-amerikanët.

Kjo gjendje manifestohet në mënyrë tipike me vonimin e të folurit të fëmijëve. Ata e kanë më të zorshme të kapin konceptet abstrakte dhe shfaqin mungesë të shkathtësive sociale. Ankthi social dhe mosangazhimi social janë gjithashtu të rëndomtë në mesin e autistëve. Autizmi mund të shfaqet te të gjitha shkallët e zhvillimit mendor –  madje thuhet se disa prej njerëzve me inteligjencë mbimesatare që punojnë në Silicon Valley vuajnë prej ASD-së (autism spectrum disorder).

Ekspertët thonë se puna më e mirë që duhet të bëhet me fëmijë që nuk flasin deri në moshën dy a trevjeçare është që të ndërhyhet në mënyrë profesionale. Shumica e fëmijëve diagnostifikohen me vonesë, rreth moshës katërvjeçare. Por autizmi mund të vërehet edhe kur fëmija është tetëmbëdhjetë muajsh. Ende nuk ekziston metodë mjekësore e sofistikuar për diagnostifikim e hershëm të ASD. Mjeku në përgjithësi e vlerëson nëpërmjet sjelljes dhe nivelit të zhvillimit. Sa më shpejt që arrihet deri tek diagnoza, aq më mirë.

Fatkeqësisht, askush nuk e di çka e shkakton ose pse është bërë aq prevalente ky lloj çrregullimi. Por një studim i ri supozohet të ketë zbuluar rrënjët e autizmit, dhe mbase mund të merren  masa për parandalimin e tij. Hulumtuesit në Kolegjin e Mjekësisë së Baylorit kanë nxjerrë hipotezën se mungesa e një bakteri të zorrëve mund të nxisë një fenomen të ngjashëm me autizmin te minjtë.

Mauro Costa-Mattioli ishte udhëheqësi dhe organizatori i këtij studimi. Ekipi i tij merret me studime mbi neuronet e sistemit qendror nervor. Studimet e reja kanë sjellë risi me pretendimin se në mikrobiomë ka mijëra koloni me baktere që jetojnë në zorrë – sistemin digjestiv, çka sugjeron se ato më shume kanë lidhje me proceset kimike në tru se sa e kemi ditur deri tani. Studimet kanë treguar se sa të ndryshme janë këto baktere që ndikojnë në sistemet e trupit, si në tretje, sistemin nervor, sistemin e imunitetit, metabolizëm dhe shumë pjesë të tjera të rëndësishme.

Në një tjetër studim shkencor, kërkimet epidemiologjike kanë treguar se gjatë shtatzënisë, mbipesha e nënës rrit rrezikun e ASD-së. Bebet përshtatin mikrobiomën e nënave të tyre në procesin e lindjes. E ashtuquajtura epidemia e mbipeshës, që ka nisur të studiohet më shumë prej vitit 2000, mund të shpjegojë shkallën e rritjes së autizmit, duke dëshmuar se ka një trajektore të ngjashme. Në një tjetër studim, mbipesha ishte e lidhur me mungesën e këtij bakteri. Në fakt ata që kishin ASD shpesh kanë raportuar për simptoma të problemeve të brendshme të sistemit të tretjes, që e manifestojnë edhe ata persona që e kanë të dyfishuar mikrobiomën.

Që ekipi i studiuesve të testonte teorinë e tij, hulumtuesit kanë ushqyer një numër minjsh shtatzënë me një dietë të trashësisë dhe një grup tjetër me ushqim normal ditor. Dhe më vonë janë ndalur dhe kanë shikuar ndryshimin që të nxirrnin rezultate, duke analizuar bakterin e zorrëve. Sipas Shelly Buffingtonit, që ka drejtuar ekipin, mikrobioma të ndryshme kanë manifestuar dy grupet. Buffington ka thënë se ka kryer edhe studime pas doktoratës në universitet.

«Të dhënat ishin të qëndrueshme, saqë të shikoje në mikrobiomën e miut individual mund të parashikonim nëse do të ndryshonte sjellja».

Gjashtëdhjetë minj femra ishin ushqyer me sasi më të madhe ushqimi nga disa herë në ditë. Kjo i bie sikur të hash ushqim të shpejtë përditë në drekë e darkë. Minjtë ishin ushqyer pastaj nga dy herë në ditë. I vogli kishte qëndruar tri javë me nënën pas lindjes. Pastaj u ishte shërbyer ushqim i shëndetshëm normal. Pas një muaji, i vogli kishte shfaqur sjellje të ndryshme.

Pastaj ishin kryer teste të hollësishme. Dhe meqë minjtë hanin rregullisht mbetjet e njëri-tjetrit, ata që kishin kaluar më parë nëpër procesin e dietës, e që ishin tri javë, menjëherë nisën ta merrnin bakterin e munguar prej shokëve, dhe nisën të humbnin tendencën e izolimit social. Këtu hulumtuesit ishin ndalur dhe kishin analizuar se cili ishte bakteri që po ndihmonte normalizimin e sjelljes. Dhe kështu u pa se nuk po shfaqeshin më simptomat e mëhershme.

Pas kësaj, ekipi hulumtues donte ta merrte vesh se cili bakteri ishte përgjegjës. Për ta realizuar këtë qëllim, përdorën metoda për ta vërejtur se bakteri ishte nëntë herë më i vogël në miun e lindur prej një nëne që i ishte dhënë sasi me e madhe e ushqimit. Kështu e identifikuan se çka mund ta shkaktonte autizmin.

Në këtë mënyrë i njëjta bakter iu implikua edhe minjve të tjerë, me sjellje tjetër sociale. Hulumtuesit e panë se menjëherë pasuan ndryshime në sjelljen sociale. Tek ata nuk ishin vërejtur simptoma ankthi. Ata më vonë e kuptuan se bakteri «Lactobacillus Reuteri» ndikonte pozitivisht ne prodhimin e okstoksinës. Njohur si hormon i lidhjes, oksitoksina luan rol të rëndësishëm te qeniet njerëzore, duke ndihmuar nënat të lidhen me të porsalindurit dhe burrat e gratë ndërmjet vete kur bien në dashuri. Dihet gjithashtu se oksitoksina ka rol edhe në sjelljen sociale të lidhur me autizmin.

Hulumtuesit kanë nxjerrë vlerësimin e përmbledhur se autizmi ndodhet në pjesën e dëmtuar të trurit ku burojnë këto sjellje. Ata gjithashtu besojnë se rivendosja e këtij bakteri përgjegjës për rritjen e prodhimit të oksitoksinës ndihmon normalizimin e funksionit të sinapsave neuronale në atë pjesë të trurit.

Megjithëse pranohet botërisht se ka ndryshime të mëdha ndërmjet qenieve njerëzore dhe minjve meqë ishin speciet bakteriale njerëzore që ndryshuan minjtë, hulumtuesit besojnë se një terapi probiotike mund të trajtojë çrregullimet e zhvillimit të neuroneve, si ASD-ja. Costa-Mattioli ka thënë se ka një ndjenjë se punimet e ardhshme shkencore në këtë drejtim mund të sjellin deri te zhvillimi i medikamenteve për trajtimin e autizmit.

(Ky tekst fillimisht u botua në portalin e dijes «bigthink»)