A bëjnë dy idiotë sa një gjeni?

Mendime të mençura për rëndësinë dhe të metat e demokracisë si dhe aktivizmin qytetar. 10 citate.

Foto: Shutterstock



1.
«Mund të jetosh në një diktaturë dhe prapëseprapë të jesh i lirë, me një kusht: duhet të luftosh diktaturën. Njeriu që e përdorë kokën për të menduar vetë dhe zemra e të cilit mbetet e paprishur, është i lirë. Njeriu që lufton për atë që i duket e drejtë, është i lirë. Nga ana tjetër edhe në vendin më demokratik të botës mund të jesh i robëruar nëse je frikacak, i topitur dhe i plogët».
Ignazio Silone, shkrimtar dhe politikan italian

2.
«Me parimin demokratik se një idiot është po aq i mirë sa një gjeni, unë pajtohem plotësisht. Por, për mua gjithçka merr fund kur dikush shkon një hap më tutje dhe thotë se dy idiotë na qenkan më të mirë se një gjeni».
Leó Szilárd, fizikan hungarezo-gjermano-amerikan

3.
«Zgjedhjet i takojnë njerëzve. Është vendim i tyre. Dhe nëse vendosin t’ia kthejnë shpinën zjarrit dhe ta djegin bythën e vet, atëherë duhet të ulen në flluskat e tyre».
Abraham Lincoln, presidenti i 16-të i SHBA-së

4.
«Ç’është demokracia? Është sipas domethënies: sundim i njerëzve. Ajo është po aq e mirë sa janë njerëzit të tillë – ose po aq e keqe».
Mary Renault, shkrimtare britanike

5.
«Demokracitë tona të mëdha anojnë përherë nga supozimi se një njeri budalla është më i ndershëm se një i mençur, dhe politikanët tanë e shfrytëzojnë këtë përparësi, duke u shtirur si më budallenj se ç’janë në të vërtetë nga natyra».
Betrand Russell, filozof britanik

6.
«Një ndër problemet më të mëdha të kohës sonë është se qeverisemi prej njerëzve për të cilët më të rëndësishme janë ndjenjat se mendimet dhe idetë».
Margaret Thatcher, kryeministre britanike

7.
«Nëse demokracia përsoset vazhdimisht, atëherë presidenca reflekton gjithnjë e më saktë shpirtin e brendshëm të popullit. Në një ditë të madhe dhe të lavdishme do të plotësohet dëshira e zemrës e njerëzve të thjeshtë dhe Shtëpia e Bardhë do të stoliset me një idiot të vërtetë».
Henry Mencken, humorist amerikan

8.
«A ekziston një rast i vetëm në histori kur shumica ka pasur të drejtë?»
Robert Heinlein, shkrimtar amerikan

9.
«Demokracia akuzohet se thotë që shumica përherë ka të drejtë. Progresi na mëson se pakica ka përherë të drejtë. Progresivët janë profetë; fatmirësisht jo të gjithë njerëzit janë profetë».
Gilbert Chesterton, shkrimtar britanik

10.
«Demokracia është një mekanizëm që garanton që ne të qeverisemi ashtu siç e meritojmë».
George Bernhard Shaw, shkrimtar irlandez