A asht fajtor Shqiptari?

Foto: Shutterstock

A asht fajtor Shqiptari pse nën kët qiell jeton,
Nën kët qiell – në trojet e të parëve të vet?
A asht fajtor pse asht, e përkundër të gjithave qëndron –
Shqiptari, rob e njeri që do i vetvetes të jet?!

A ashtu fajtor Shqiptari pse sytë flakë i vetojnë
Tue shikue se si tjetri nga plangu e shtëpia e dëbon?
A asht fajtor pse asht dhe kur të mos jetë dëshirojnë,
Pse për votër derdh gjak e i gjallë nuk e l’shon?

A asht fajtor Shqiptari pse, si të tjerët, po don
të jetojë si njeri në të vetat sot e përjetë?
A asht fajtor pse përkundër dhunës qëndron
Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet?!

(1938)