«96 motoristët e shoqatës sonë janë si shqiponja të autostradës»

INTERVISTË ME KRYETARIN E SHOQATËS SË MOTORISTËVE «SHQIPONJAT» NË ZVICËR, RAIF HODA

Intervistoi Dashnim HEBIBI

Nëpër gjithë Zvicrën na kanë rënë në sy një numër i madh i motoristëve me T-shirt kuqezi dhe me mbishkrimin «Shqiponjat», të cilët janë të organizuar dhe kanë shoqatën e motoristëve me këtë emër. Shoqata ekziston nga 28 maj 2003. Qëllimi i këtij klubi ishte dhe është që t’i ofrojë sa më tepër të rinjtë.

Zoti Hoda, kur është themeluar Shoqata e Motoristëve «Shqiponjat» në Zvicër dhe sa anëtarë jeni?

Shoqata jonë është formuar në vitin 2003. Ajo numëron 96 anëtarë dhe ata janë nga trevat e ndryshme ku jetojnë shqiptarët.

Si ka lindur ideja për formimin e saj?

Ideja është e qartë – për t’u bashkuar adhuruesit e motorëve në një vend. Pra, që të jemi bashkë dhe të takohemi e ta kalojmë një kohë të lirë në mërgim, të flasim për motorë e të bëjmë xhiro të ndryshme nëpër Zvicër e më gjerë. Ne jemi të shtrirë në të gjitha kantonet e Zvicrës dhe mbajmë takime në çdo kanton.

raif hodaa

A organizoni ndonjë manifestim?

Ne jemi shumë mirë të organizuar dhe shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Kemi marrë pjesë nëpër takime të ndryshme, si në Diasporë, gjithashtu edhe në vendet nga vijmë ne. Në Zvicër kemi bërë disa manifestime modeste. E fillojmë sezonin që nga muaji prill dhe e mbyllim në shtator. Kështu, i bëjmë gjithsej pesë takime të rregullta në Zvicër dhe një në Kosovë. Për shoqatën tonë kanë folur shumë personalitete, si në Diasporë, ashtu edhe në vendlindjen tonë.

Si ia dilni me këtë aktivitet, duke qenë prind i dy fëmijëve dhe me obligime tjera përditshme?

Çdokush e ka një hobi, si ai që luan futboll, apo vrapon… Unë e dua motorin, jam i dhënë pas tij. Po, jam prind i dy fëmijëve, Flamurit 15-vjeçar dhe Rinorit 12-vjeçar. Jetoj në Hajvali, kurse jam me prejardhje nga Banja e Siarinës, që gjendet në komunën e Medvegjës.

Sa motoristë dilni në një takim, bie fjala në Zvicër?

Shumë herë kemi dalë 96 motoristë përnjëherë dhe secili u është përmbajtur rregullave, që i kemi si shoqatë – të jemi shembull i mirë për të tjerët dhe të mos bëjmë kaos në trafik. Ta keni parasysh, 96 motorë në rrugë për një moment dhe të mos ndodhë asnjë problem, kjo është për t’u përshëndetur. Të gjithë anëtarët jemi shqiptarë, e thuhet se ne u japim shpejt makinave. Mund të ketë edhe raste kur gabon ndonjë motorist, si rast individual; por shoqata jonë nuk lejon raste të tilla, sepse jemi të organizuar. Ne kemi rregulla strikte – nëse ndonjëri prej nesh, qofsha edhe unë ai, bën ndonjë tollovi kur jemi në grup, përjashtohet menjëherë nga shoqata.

takimi-ne-kosov-28..08-57

Dilni edhe jashtë Zvicrës?

Po, dalim në Gjermani, në Francë… 96 motoristët e shoqatës sonë janë si shqiponja të autostradës.

Sa është vlera e motorit më të shtrenjtë në shoqatë, që e ka ndonjë koleg juaji?

Të gjithë motorët që i kemi janë të mirë. Më i shtrenjti kushton 84’000 franga zvicerane dhe atë e ka një shok yni nga Tetova, i markës «Chopper».

Po motori juaj?

Edhe motori im është i shtrenjtë, gati sa ai. Është i markës «Honda». Kemi lloje të ndryshme të motorëve, por më së shumti sportivë, kurse më i liri kushton 12’000 franga.

Cili është motori më i vogël në shoqatë dhe ai më i madhi?

Motori më i vogël te «Shqiponjat» është 600, kurse më i madhi 1’800 kubikë.

Keni edhe ndonjë degë të motoristëve në vendlindje?

Po, e kemi një në Kosovë dhe atje janë 16 anëtarë, ndërkaq e kemi në plan që ta kemi një shoqatë tjetër edhe në Maqedoni, sepse edhe atje ka adhurues të motorëve.

Keni shkuar në organizime në Kosovë?

Për çdo vit kemi shkuar në Kosovë, nëpër qytete të ndryshme. Atje na kanë pritur shumë mirë. Ka pasur rast që kemi shkuar 40 motoristë së bashku dhe në Kosovë na janë bashkangjitur edhe të tjerë dhe bëheshim nga 200-300 veta. Ishin momente të papërshkrueshme ato, kalimtarë të rastit na fotografonin rrugës dhe habiteshin me organizimin tonë.

Po në Shqipëri?

Edhe në Shqipëri kemi qenë. E veçoj aktivitetin me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, kur patëm shkuar drejt e në Vlorë. Të gjithë e kishim flamurin tonë kombëtar kuqezi. Ishte një ndjenjë e veçantë.

Për të qenë anëtar, sigurisht duhet bërë edhe ndonjë pagesë simbolike?

Anëtarësia për një vit kushton 100 franga, si kundërvlerë ka një T-shirt me logon e shoqatës. Nuk kemi pasur ankesa kurrë për këtë çmim.

Bashkëpunoni me ndonjë shoqatë zvicerane?

Deri më tash jo. Nuk e kemi pasur atë mundësi.

DSC_0053

Po planet e shoqatës?

Kemi pasur dëshirë të mbajmë spektakle, por në Zvicër ato nuk lejohen. Kemi në plan t’i shpeshtojmë më shumë takimet dhe aty të vendosim për të ardhmen. E rëndësishmja është se ne kemi miqësi të mirë dhe kuptohemi shumë mirë ndërmjet vete.

Fjala më e mirë që e keni dëgjuar prej ndokujt kur keni qenë në grup?

Çdo shqiptar që na ka parë në Atdhe, apo këtu në Zvicër, por edhe të tjerët, na kanë thënë: «Sikur të isha edhe unë me ju! Është e habitshme sa mirë shkoni ndërmjet veti. Ju lumtë!».

Ju ka pritur ndonjë personalitet në Kosovë apo Shqipëri,?

Po, kur ishim në Kosovë, para disa viteve, na ka pritur ministri i Kulturës së asaj kohe – Astrit Haraqia. Na ka pritur edhe Ramush Haradinaj, i cili erdhi bashkë me ne me motor dhe patëm ecur nëpër gjithë Kosovën, deri në Mitrovicë.

Çfarë kujtoni nga ai takim?

Na patën bërë shumë nderime. Ndjenja më e mire ishte kur Policia e Kosovës na përcillte me motorë, sepse edhe ajo e ka Njësitin e Motoristëve.

E paskeni kaluar Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, ku e keni në plan të shkoni në të ardhmen?

E kam në plan t’I propozoj Kryesisë dhe anëtarëve, që në një të ardhme të shkojmë në Çamëri, në Zarë dhe në Luginën e Preshevës; të ecim përmes Medvegjës, asaj toke dardane, që ka mbetur me pak banorë për arsye tashmë të njohura.

A ka motoristi pleqëri?

Nuk e besoj. Kur je duke ngarë, të duket vetja shumë i ri. Vërtet është ndjenjë e mirë ta ngasësh motorin, sidomos në grup dhe në shoqëri me shoqatën tonë.INTERVISTË ME KRYETARIN E SHOQATËS SË MOTORISTËVE «SHQIPONJAT» NË ZVICËR, RAIF HODA

Nuk e besoj. Kur je duke ngarë, të duket vetja shumë i ri. Vërtet është ndjenjë e mirë ta ngasësh motorin, sidomos në grup dhe në shoqëri me shoqatën tonë.