9 mijë euro s’mjaftojnë për të promovuar botimet në Panairin e Frankfurtit

Njëzet e katër metra katrorë është hapësira e Kosovës në një prej ngjarjeve më të mëdha të industrisë së botimeve në botë.




Për shfrytëzimin e hapësirës në Panairin e Librit në Frankfurt, shteti njësoj sikurse edhe viteve të kaluara ka paguar 9 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore. As këtë herë, përveç për sigurimin e hapësirës ku do të ekspozohen botimet, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit nuk ka ndarë mjete shtesë për promovimin e tyre.

Mbi 150 tituj të rinj të botuar mes dy edicioneve të panairit dhe 200 të tjerë të viteve të kaluara, janë oferta e Shtëpisë së Botuesve të Kosovës, që është duke finalizuar përgatitjet për pjesëmarrje në këtë panair. Gjithsej 25 subjekte nga Kosova do të bëhen pjesë e panairit.