84 mijë euro për lumenj në Rahovec

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kanë nënshkruar dy Memorandume Bashkëpunimi, për bashkëfinancimin e dy projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve Duhllo dhe Rimnik, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.




Agani tha se nënshkrimi i memorandumeve të sotme me kryetarin Vehapi janë në vazhdën e memorandumeve të bashkëpunimit me kryetarë të komunave që për synim kanë rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe në këtë mënyrë po synohet edhe parandalimi i vërshimeve.

Agani bëri të ditur se për rregullimi e shtratit të lumit Duhllo MMPH ka ndarë 50 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër të projektit do ta mbulojë komuna. Ndërsa për rregullimin e lumit Rimnik MMPH ka ndarë 34 mijë euro.

Kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi, falenderoi ministrin Agani për bashkëpunimin e sinqert, duke potencuar se një ndihmë e tillë do ta zbusë sadopak gjendjen e rëndë të këtyre lumenjve.