75 për qind e zviceranëve ndihen të pasigurt nga terrorizmi

Ndjennja e sigurisë së zviceranëve po vuan nga sulmet e fundit terroriste në Europë. Për më shumë siguri ata janë të gatshëm t’i dorëzojnë edhe disa liri personale.

Foto: Augusto Cabral / Shutterstock

Atentatet e kohëve të fundit në Gjermani dhe Francë, përpjekja e grushtetit në Turqi dhe vazhdimi i krizës së refugjatëve e trembin popullatën zvicerane. Një anketë e «20 Minuten» nxjerr që te 75 për qind të anketuarve ka rënë ndjenja e sigurisë. Ende, në total, 55 për qind ndihen të sigurtë. Ndërsa 39 për qind e zviceranëve mendojnë që bota ka dalë nga binarët e sigurtë.

«Sa më afër që shpërthejnë bomba, aq më të rrezikuar ndihemi», shpjegon Tibor Szvircsev Tresch nga akademia ushtarake e ETH-së së Cyrihut. Sipas tij, janë mu ato shpimet e panumërta të vogla të gjilpërës që e nxisin frikën, jo sulmet e mëdha. Skur në muajt e fundit të kishim pasur vetëm një sulm të madh, do të ishte harruar frik dhe njerëzit do të kishin thënë: Jeta vazhdon.

48 për qind e të anketuarve mendojnë që qytetarët vetëm nuk mund të bëjnë asgjë kundër terrorit, kurse 58 për qind thonë se nuk mendojnë që në të ardhmen t’i shmangin aeroportet apo stadiumet e futbollit. 61 për qind e tyre janë të merakosur për të afërmit dhe miqtë, çka nuk ishte kështu përpara këtyre sulmeve të fundit. Ndërsa 64 për qind e të intervistuarve shprehen të gatshëm të tërhiqen paksa nga disa liri personale nëse me këtë do të rritej siguria e tyre dhe e familjes së tyre. Dhe këtu bën pjesë një vëzhgim i sforcuar, më shumë kompetenca për shërbimin informativ dhe më shumë prani policore në publik. Vetëm 11 për qind e të anketuarve ndihen mjaftueshëm të mbrojtur nga policia dhe ushtria.

Për 63 për qind të të anketuarve është rritur akceptanca e policisë dhe ushtrisë pas sulmeve terroriste. Kjo për specialistin e ETH-së është rrjedhimi logjik i zhvendosjes politike djathtas. Ndërsa vëzhdimi i pakufizuar shihet në mënyrë kritike, akceptohen masa konkrete monitorimi kur flitet për islamin radikal.

Për raportin janë anketuar online 18’826 veta në harkun kohor 25 – 26 korrik. Bartës të hulumtimit janë politologët Lucas Leemann und Fabio Wasserfallen. Marzha e gabimit qëndron te 1,4 për qind. ks