Në Kumanovë digjen 12 vetura, qytetarët në panik

Persona, tash për tash, të panjohur u kanë vënë zjarrin më shumë 12 veturave në qytetin e Kumanovës, njofton korrespodenti i «dialogplus» nga Shkupi.




Sipas dëshmitarëve okularë, shumica e veturave të djegura janë në afërsi të spitalit të qytetit dhe stacionit policorë, afër lagjeve shqiptare si në lokalitetet «shfercerat» dhe «Garnizon» dhe rrugët e tjera të qytetit.

Qytetarët janë në panik.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për hollësitë e rastit.