73 të vdekur dhe qindra të pagjetur nga rrëshqitja e dheut në Guatemala [video]

Familjarët ende po luten për mrekulli, që të gjejnë të mbijetuarit që mund të jenë të mbuluar nga rrëshqitja e dheut në Guatemala. Katastrofa natyrore ka vrarë së paku 73 persona, përfshirë 17 fëmijë dhe qindra të tjerë ende nuk janë gjetur për më shumë se tri ditë.




Ministri i Mbrojtjes së Guatemalas, Williams Mansilla mundohej tu jepte shpresë banorëve që kanë të humbur familjarët.

«Gjëja e fundit që duhet ta humbni është shpresa, kështu që ne shpresojmë që të gjejmë dikë të gjallë», tha Mansilla, duke shtuar më pas se gjasat janë mjaft të vogla ngaqë disa prej shtëpive janë mbuluar nga dheu deri në 15 metra lartësi, transmeton Koha.net.

Të kujtojmë që të shtunën një person është gjetur i gjallë dhe në aksion po marrin pjesë rreth 2,000 vullnetarë, ushtarë dhe zjarrfikës që po vazhdojnë kërkimet për të zhdukur.

Krejt këto ngjarje po janë derivate i një shiu të madh, në mbrëmjen e të enjtes që shkaktoi një rrëshqitje masive të dheut në fshatin El Cambray II, në komunën e Santa Catarina Punula, ku shkatërroi 125 shtëpi.