Turqia, me ushtarët në KFOR, mbështet Kosovën

Komandanti i sapo emëruar i trupave ushtarake turke, që veprojnë në kuadër të KFOR-it, Saim BAGCI, sot u prit në Ministrinë e Administratës Publike nga ministri Mahir Yagcilar, njofton kumtesa ministrore.




Në këtë takim Yagcilar Bagcin e njoftoi me fushë veprimtarinë e MAP-it dhe veprimet që janë duke u ndërmarrë në përparimin e administratës publike. Me këtë rast, ministri falënderoi trupat ushtarake turke për kontributin e dhënë gjatë misionit të tyre në Kosove dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për realizimin e projekteve të rëndësishme .

Komandanti, Saim Bagci, pasi u shpreh mirënjohës për mirëpritjen, theksoi se trupat turke, që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, do të vazhdojnë t’i japin mbështetje Kosovës në kuadër të misionit të tyre ushtarak.