***

iryna1 / Shutterstock.com



Ti mos më pyet, pse kaq i menduar,
Në mes dëfrimesh unë rri gjithnjë,
Përse vështroj përqark i dëshpëruar,
Përse s’më josh as ëndr’e jetës më;

Ti mos më pyet, pse porsi i huaj,
Qëndroj, kur dashuria po më grish,
Edhe të dashur më asnjërën s’quaj, –
Kush desh njëherë, s’digjet më sërish;

Kush qe i lumtur, prap nuk lumtërohet.
Se veç një ças për ne gëzimi ndrin.
Pastaj me tis të mallit na mbulohet,
Dhe shpirtin breng’e thellë na e nxin…