Kriza në Maqedoni rëndohet në çastet e fundit




Nikolla Gruevski refuzon të japë dorëheqje nga posti i tij. Kjo deklaratë, dy proceset gjyqësore ndaj liderit të opozitës dhe strategjia reformuese e vetë Qeverisë e kanë rënduar edhe më shumë krizën politike në vend. Raporon korrespondenti i «dialogplus»-it nga Maqedonia, Arben ZEQIRI

Shkup, 26 qershor

Më të paqartë situatën e ka bërë së fundmi vetë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili në një intervistë për Financial Times i ka thënë një «Jo» të fuqishme kërkesës kryesore të opozitës për dorëheqjen e tij dhe formimin e një qeverie kalimtare. Ai është shprehur i gatshëm t’i pranojë propozimet e LSDM-së për ndarje të posteve kyçe në Qeveri në periudhën deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të prillit të vitit të ardhshëm, por as që do të bisedojë për ulësen e tij.

«Me kërkesën për dorëheqje nuk pajtohem. Vetëm qytetarët kanë të drejtë të tregojnë se kush do të hyjë në qeveri dhe kush të jetë në opozitë», ka thënë Gruevski. Ai më tej ka shprehur gatishmëri t’i pranojë edhe kërkesat e tjera të opozitës, pikat e marrëveshjes së 2 qershorit, si dhe ndryshimet në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

«Jemi të gatshëm të pranojmë shumë ide që do të rrisnin besimin e opozitës në procesin zgjedhor», thotë Gruevski në intervistën e tij për Financial Times. Ai është shprehur i gatshëm t’i japë opozitës edhe poste mbikëqyrëse me të drejtë vetoje në katër ministri kyçe – atë të punëve të brendshme, të financave, Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Ministrinë e Bujqësisë. Ndarja e posteve ministrore dhe emërimi i mbikëqyrësve të njërës parti në ministrinë që do ta udhëheq partia tjetër, jozyrtarisht mësohet se është shtruar edhe në takimin e fundit të liderëve të katër partive më të mëdha në vend. Por, të gjitha këto detaje bien në ujë me refuzimin e Gruevskit për të lëshuar postin e kreut të qeverisë, pasi LSDM-ja tanimë disa herë ka përsëritur se pa dorëheqjen e kryeministrit aktual nuk mund të ketë marrëveshje.

Ndërkohë, efekte negative në klimën politike pritet të kenë edhe proceset gjyqësore ndaj liderit të opozitës, Zoran Zaev. Javën e ardhshme ai do të paraqitet dy herë në gjykatat e Shkupit. Të mërkurën do të vendoset nëse do të shkojë në gjyq për akuzën që është ngritur ndaj tij për mitmarrje. Ndërkaq, gjatë ditëve në vazhdim gjykata e Shkupit do të vendosë nëse për rastin «Puç», nëse do të thirret seanca kryesore ose lënda do të kthehet për një hetim të ri.

Këto dy raste rrinë pezull si presion mbi kokën e liderit të opozitës. Në rastin «Puç» Zaev akuzohet për shantazhim të kryeministrit Gruevski me audiomaterialet nga bisedat e përgjuara, për çka kodi penal parasheh deri katër vite burg. Në procesin tjetër, Zaev akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro mito nga një biznesmen lokal.

Të gjitha këto zhvillime kanë rënduar situatën në Shkup në prag të takimit të 29 qershorit, për të cilin opozita ka paralajmëruar se mund të dështojë nëse Gruevski nuk lëshon postin dhe nuk pranon formimin e një qeverie kalimtare.Nikolla Gruevski refuzon të japë dorëheqje nga posti i tij. Kjo deklaratë, dy proceset gjyqësore ndaj liderit të opozitës dhe strategjia reformuese e vetë Qeverisë e kanë rënduar edhe më shumë krizën politike në vend. Raporon korrespondenti i «dialogplus»-it nga Maqedonia, Arben ZEQIRI

Shkup, 26 qershor

Më të paqartë situatën e ka bërë së fundmi vetë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili në një intervistë për Financial Times i ka thënë një «Jo» të fuqishme kërkesës kryesore të opozitës për dorëheqjen e tij dhe formimin e një qeverie kalimtare. Ai është shprehur i gatshëm t’i pranojë propozimet e LSDM-së për ndarje të posteve kyçe në Qeveri në periudhën deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të prillit të vitit të ardhshëm, por as që do të bisedojë për ulësen e tij.

«Me kërkesën për dorëheqje nuk pajtohem. Vetëm qytetarët kanë të drejtë të tregojnë se kush do të hyjë në qeveri dhe kush të jetë në opozitë», ka thënë Gruevski. Ai më tej ka shprehur gatishmëri t’i pranojë edhe kërkesat e tjera të opozitës, pikat e marrëveshjes së 2 qershorit, si dhe ndryshimet në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

«Jemi të gatshëm të pranojmë shumë ide që do të rrisnin besimin e opozitës në procesin zgjedhor», thotë Gruevski në intervistën e tij për Financial Times. Ai është shprehur i gatshëm t’i japë opozitës edhe poste mbikëqyrëse me të drejtë vetoje në katër ministri kyçe – atë të punëve të brendshme, të financave, Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Ministrinë e Bujqësisë. Ndarja e posteve ministrore dhe emërimi i mbikëqyrësve të njërës parti në ministrinë që do ta udhëheq partia tjetër, jozyrtarisht mësohet se është shtruar edhe në takimin e fundit të liderëve të katër partive më të mëdha në vend. Por, të gjitha këto detaje bien në ujë me refuzimin e Gruevskit për të lëshuar postin e kreut të qeverisë, pasi LSDM-ja tanimë disa herë ka përsëritur se pa dorëheqjen e kryeministrit aktual nuk mund të ketë marrëveshje.

Ndërkohë, efekte negative në klimën politike pritet të kenë edhe proceset gjyqësore ndaj liderit të opozitës, Zoran Zaev. Javën e ardhshme ai do të paraqitet dy herë në gjykatat e Shkupit. Të mërkurën do të vendoset nëse do të shkojë në gjyq për akuzën që është ngritur ndaj tij për mitmarrje. Ndërkaq, gjatë ditëve në vazhdim gjykata e Shkupit do të vendosë nëse për rastin «Puç», nëse do të thirret seanca kryesore ose lënda do të kthehet për një hetim të ri.

Këto dy raste rrinë pezull si presion mbi kokën e liderit të opozitës. Në rastin «Puç» Zaev akuzohet për shantazhim të kryeministrit Gruevski me audiomaterialet nga bisedat e përgjuara, për çka kodi penal parasheh deri katër vite burg. Në procesin tjetër, Zaev akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro mito nga një biznesmen lokal.

Të gjitha këto zhvillime kanë rënduar situatën në Shkup në prag të takimit të 29 qershorit, për të cilin opozita ka paralajmëruar se mund të dështojë nëse Gruevski nuk lëshon postin dhe nuk pranon formimin e një qeverie kalimtare.