5 arsye përse Zvicra është kampione në inovacion

Zvicra qëndron në mjë të listës botërore për inovacion. Për herë të gjashtë me radhë. Kështu del nga Indeksi i Organizatës Botërore të Pronës Shpirtërore (WIPO).

Pavjoni i Zvicrën në Panairin e Hannoverit më 2010. Foto: Torsten Lorenz / Shutterstock.com

Indeksi i hulumton institucionet, kapitalin për arsimor dhe shkencë, infrastrukturë, mjeshtërinë e tregut dhe ebiznesit. Dhe, Zvicra spikat sidomos në këto dy kategoritë e fundit. Një rol të rëndësishëm në rangim luajnë edhe zhvillimi shkencor, teknologjia, shpirti zbulues. Por, çfarë i shkon Zvicrës mirë përdore?

1)Vend zbulues. Zvicra fiton shumë pikë në kategorinë «Zhvillim shkencor dhe arritje teknologjike». Kuotat më të larta vendi i zë me numrin e patentave, në raport me numrin e banorëve që ka. Më 2015 Zvicra regjistronte 873 aplikacione patentash për një milion banorë. Pastaj vinin Holanda me 419 aplikacione dhe Suedia me 392. Në Panairin e Zbuluesve në Gjenevë takohen çdo vit zbulues për të gjetur sponsorë për produktet e tyre, transmeton «swissinfo.ch».

2)Institute hulumtuese me nam botëror. Universitetet zvicerane zënë rregullisht majat e rangimeve. Më 2016 Shkolla e lartë Politeknike e Cyrihut (ETH) u pozicionua e katërta në «Times Higher Education World Reputation Ranking» për Europën kontinentale, pas tre universiteteve britanike – Oxford, Cambridge dhe Imperial College London. Në rrafsh botëror ajo e zuri vendin e 19-të.

3)Investime multinacionale. Ndërmarrjet multinacionale në botë kritikohen vazhdimisht për evazion fiskal, praktika të papërgjegjshme afariste etj. Mirëpo ato kanë edhe mjete të mjaftueshme për përkrahjen e hulumtimeve dhe të shkencës dhe mund të shërbejnë si një urë lidhëse midis universiteteve dhe industrisë. Ndër 20 top-ndërmarrjet botërore janë edhe koncernet farmaceutike Roche dhe Novartis me seli në Basel. Një raport në fillim të këtij viti e lavdëron partneritetin ndërmjet ndërmarrjeve multinalcionale, atyre të vogla dhe të mesme dhe instututeve hulumtuese e universiteteve në dobi të invovacionit. Zvicra e ka impresionuar indeksin e inovacionit të WIPO-së me lidhjet hulumtuese ndëmjet universiteteve dhe industrisë.

4)Projekte inovative të gjelbërta të formatit të lartë. Avioni solar zviceran «Solar Impulse» zgjoi vëmende të madhe botërore me udhëtimin e tij në kërkim të zgjidhjeve të tjera, energjive regjeneruese, për udhëtime. Në anën tjetër firmat zvicerane informohen vazhdimisht lidhur me zgjidhje ambientaliste në sektorin e ndërtimit. Çdo vit jepet mirënjohja «Watt D’Or» për projektet më të mira zvicerane në fushën e ndërtimit. Në Zvicër po bie çdo vit ndotja e ajrit, pavarësisht rritjes së numrit të popullsisë. Një objekt si ai i në kantonin e Cyrihut, i cili prodhon ngrohjen dhe elektricitetin nga energjia djellore, i zgjeron kufinjtë e eficiencës së energjisë.

5)Punëtorë me kualifikime të larta. Në kategorinë «angazhim intensiv dituror» Zvicra e zë vendin e tretë në «Global Innovation Index». Kjo domethënë që të punësuarit këtu e njohin punën shumë mirë. Ndërmarrjet zvicerane mund ta joshin fuqinë e jashtme punëtore, një fakt në të cilin bazohen fort ndërmarrjet multinacionale, pavarësisht frikës se Iniciativa e Migrimit Masiv për kufizimin e imigrimit nga UE-ja mund ta dëmtonte tregun zviceran të punës. ks