S’ka kush e ndal kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016

76' - Sadiku ka shënuar golin e tretë për Shqipërinë. Odise Roshi ishte asistues.




Shqipëria ka përmbyllur në epërsi prej 2 me 0 ndaj Armenisë si mysafire në takimin vendimtar për kualifikim direkt në Euro 2016.

Shkëlzen Gashi dhe Berat Xhimshiti shënuan golat për epërsinë e Shqipërisë, që është shumë afër kualifikimit historik.

Përpos dy golave të shënuar, Shqipëria rrezikoi edhe disa herë tjera portën e Armenëve, ndërsa Etrit Berisha pati vetëm një pritje në ndeshje duke shpëtuar kuqezinjtë në fillim të takimit.