400 gra për këshillat drejtuese




Bashkimi Profesional i Punëdhënësve do të prezentojë gra që përshtaten për një mandat këshilli drejtues. Me këtë ai dëshiron ta shmangë instalimin e kuotës për gratë.

Këto ditë, Bashkimi i Punëdhënësve Zviceranë do të prezentojë një botimin me portretin e 400 grave, të cilat janë adap për një mandat në një këshill drejtues. Kështu ka raportuar «SontagsZeitung». 200 prej tyre, në fakt, janë duke punuar në këshillat drejtuese të ndërmarrjeve të mëdha, 200 të tjera janë përzgjedhur nga një ekip projekti. Me këtë Bashkimi i Punëdhënësve i kundërvihet argumentit, se nuk paska sa duhet gra të kualifikuara për pozitat e këshillave drejtues.

Njëkohësisht synohet të amortizohen pretendimet për kuotë grashë. Qeveria dëshiron që me revidimin e së drejtës së aksioneve të instalojë në ligj një kuotë prej 30 për gratë në shoqëritë e bursave. Drafti mund të kalojë që këtë vit në parlament. Si duket, numri i grave në këshillat drejtuese të shoqërive zvcerane në bursë po rritet shumë ngadalë. Në tre vitet e fundit ai është ngritur nga 7,4 për qind në 10,8 për qind.

Sipas medies, këto numra për dinamikën e feminizimit janë të pakënaqshme. Përbërja e këshillave drejtuese ndryshon shumë ngadalë, pasi nuk dërrohen në çdo vit. Ndërkohë që shihet një përparim i grave në pozitat e këshillave drejtuese kur ka lëvizje në to. Në 2010-tën gratë kanë zënë 10 për qind të vakancave në këshillat drejtuese, këtë vit kjo shifër shkon në 30 për qind.

Kjo tempo del nga vlerësimi aktual i këshilltarit të aksionerëve «zRating». Sipas tyre nuk ka asjnjë dilemë: Gratë janë duke avansuar. Në më shumë se gjysmën e këkesave drejtuar agjensisë së ndërmjetësimit të punës «Doris Aebi von Aebi + Kühni» për këshilla drejtuese, flitet për gra – konfirmon për medien ajo. / ksBashkimi Profesional i Punëdhënësve do të prezentojë gra që përshtaten për një mandat këshilli drejtues. Me këtë ai dëshiron ta shmangë instalimin e kuotës për gratë.

Këto ditë, Bashkimi i Punëdhënësve Zviceranë do të prezentojë një botimin me portretin e 400 grave, të cilat janë adap për një mandat në një këshill drejtues. Kështu ka raportuar «SontagsZeitung». 200 prej tyre, në fakt, janë duke punuar në këshillat drejtuese të ndërmarrjeve të mëdha, 200 të tjera janë përzgjedhur nga një ekip projekti. Me këtë Bashkimi i Punëdhënësve i kundërvihet argumentit, se nuk paska sa duhet gra të kualifikuara për pozitat e këshillave drejtues.

Njëkohësisht synohet të amortizohen pretendimet për kuotë grashë. Qeveria dëshiron që me revidimin e së drejtës së aksioneve të instalojë në ligj një kuotë prej 30 për gratë në shoqëritë e bursave. Drafti mund të kalojë që këtë vit në parlament. Si duket, numri i grave në këshillat drejtuese të shoqërive zvcerane në bursë po rritet shumë ngadalë. Në tre vitet e fundit ai është ngritur nga 7,4 për qind në 10,8 për qind.

Sipas medies, këto numra për dinamikën e feminizimit janë të pakënaqshme. Përbërja e këshillave drejtuese ndryshon shumë ngadalë, pasi nuk dërrohen në çdo vit. Ndërkohë që shihet një përparim i grave në pozitat e këshillave drejtuese kur ka lëvizje në to. Në 2010-tën gratë kanë zënë 10 për qind të vakancave në këshillat drejtuese, këtë vit kjo shifër shkon në 30 për qind.

Kjo tempo del nga vlerësimi aktual i këshilltarit të aksionerëve «zRating». Sipas tyre nuk ka asjnjë dilemë: Gratë janë duke avansuar. Në më shumë se gjysmën e këkesave drejtuar agjensisë së ndërmjetësimit të punës «Doris Aebi von Aebi + Kühni» për këshilla drejtuese, flitet për gra – konfirmon për medien ajo. / ks