40 për qind e zviceranëve e shtyjnë afatin e deklarimit të tatimit

Afati i rregullt i dorëzimit të formularit të tatimit është fundi i marsit. Por 40 për qind e zviceranëve nuk e kanë gati deklarimin në këtë kohë. Vlenë: Më vonë e dorëzojnë deklarimin ata që fitojnë më shumë.

Normalisht deklarimi i tatimit duhet të dorëzohet me 31 mars. Megjithatë, 41 për qind e zviceranëve këtë vit e kanë shtyrë afatin e dorëzimit të formularit të deklarimit të tatimit për më vonë. Kështu i referohet «20 Minuten» një studimi të shërbimit krahasimor «Comparis». 22 për qind e personave si arsye kryesore për shtyrjen e deklarimit e jeapin kompletimin e dokumentacionit, 20 për qind mungesën e kohës për këtë gjë, 16 për qind thjesht nuk kanë nge, ndërsa 15 për qind vonesën e kanë shprehi. Përndryshe, më të përpiktë janë 30-vjeçarët nga mesatarja e popullatës, 35 për qind e të cilëve nuk e dorëzojnë me përpikëri formularin e tatimit. Dhe 41 për qind prej tyre, të cilët kërkojnë një shtyrje të afatit, këtë e bën vetëm për faktin se plotësimi i formularëve nuk iu bën kënaqësi.

Analistëve iu bie në sy që kënaqësia dhe koha për ta plotësuar deklarimin e tatimit lidhet edhe me të ardhurat. Më së shumti e shtyjnë afatin e deklarimit të tatimit ata që kanë të deklarojnë më shumë: Sa më e lartë paga, aq më rrallë i përmbahet afatit të deklarimit të tatimit në fund të marsit. Nga të gjithë të anketuarit, rreth 60 për qind e  personave ka ndodhur të kërkojnë ndihmë për plotësimin e formularit. Për studimin janë anketuar 773 persona të moshës 18 deri 74 vjeç në Zvicrën gjermane. ks