381 milionë franga kursime në arsim

Për herë të parë bëhet e ditur sa kanë kursyer viteve të fundit kantonet në fushën e arsimit. Mësuesit janë të skandalizuar.

Është edicioni qëndror i lajmeve, «10 pa 10», në televizionin publik zviceran që zbulon numra lidhur me kursimet në edukim. Federata e Mësuesve flet për kursime që shkojnë deri në 381 milion franga. Nga raporti del që janë 17 kantone të Zvicrës gjermane të cilat kanë autorizuar plane kursimi në shkolla. Nga 2013-ta këto kantone kanë kursyer 250 milionë franga në arsim, ndërsa për vitet në vijim do të zbatohen shkurtime që kapin shifrën 131 milion franga.

Tages Anzeiger transmeton që më së shumti po kursehet në rrogat e mësuesve dhe arkën pensionale, në ofertën arsimore dhe në madhësinë e klasave. Për kryetarin e Federatës së Mësuesve nuk është çudi që pas këtyre kursimeve do të bjerë edhe kualiteti i arsimit. «Ndryshe nuk shpjegohen kursimet», është shprehur ai. Më pak dramatike paraqitet gjendja për kryetarin e Konferencës Zvicerane të Drejtorëve të Edukimit: «Unë jam i sigurtë që kualiteti i shkollave zvicerane sot është i garantuar», citohet ai. Por edhe ai këshillon që kursimet të mos shkojnë në kurriz të arsimit.

Si shembull të pasojave të politikës së kursimit raporti e merr mbylljen e një shkolle për nxënës me vështirësi fillestare në Aargau, ku programi i klasës së parë absolvohet në dy vite shkollore. Orari i mësueses së kësaj klase reduktohet në më pak se 5 për qind. Mësuesja është e keqardhur që fëmijëve nuk mund t’ua japë kujdesin që meritojnë, çka – sipas saj – do t’u hakmerret atyre. ks