300 mijë euro investime për 2 objekte shkollore që s`përdoren

Janë investuar afro 300 mijë euro për ndërtimin e 2 objekteve shkollore në Papaz e Lloshkobare, porse asnjëri, si projekte kapitale në Komunën Ferizajt, nuk përdoret. Por mjetet e harxhuara del të jenë bërë investime koti.




Për shembull, në fshatin Papaz 4 vjet prej së është ndërtuar objekti shkollor nuk ka nisur punën, pasi që në këtë fshat nuk ka nxënës të mjaftueshëm, shkruan sot «Koha Ditore». Objekti shkollor i krijuar në këtë mjedis është i përmasave të mëdha, por është edhe një objekt që tash për tash s’ka nxënës.

Muhamet Halili, drejtor i Arsimit i Ferizajt, ka thënë se meqë investimet tashmë janë bërë, po bëhen përpjekje graduale për t’i rifunksionalizuar shkollat.