30 mijë maturantët do të marrin diploma, pavarësisht rezultateve në testin e maturës

Rreth tridhjetë mijë maturantët që do t’i nënshtrohen testit të maturës shtetërore, të shtunën (pas dy ditësh) do të marrin diplomat e përfundimit të shkollimit të mesëm të lartë, pavarësisht nëse do të kalojnë testin, apo jo, shkruan sot Koha Ditore.




Ajo që do t’i dallojë maturantët që marrin më shumë se 40 për qind të pikëve në testin e maturës, nga shokët e tyre që marrin më pak pikë, është një certifikatë.

Ata që marrin 40 e më shumë pikë në testin e maturës do të kenë të drejtë aplikimi për regjistrim në arsimin e lartë, pasi që këtë ua garanton certifikata, ka thënë për «Kohën Ditore» Azem Guri, kryetar i Komisionit për Maturën Shtetërore të Ministrisë së Arsimit.

Të tjerët, sipas tij, nuk kanë të drejtë legjitime për t’u regjistruar në universitet ose kolegj privat.