25 për qind e të rinjve në zanat – të pakënaqur

Çdo i katërti i ri nuk është i lumtur me zanatin që bën. Sidomos ata që gjinden në ndërmarrje të vogla dhe shpeshherë nuk e kanë përkujdesjen e nevojshme. Ende më e vështirë paraqitet situata për të huajt.

Foto: Shutterstock



Sivjet në Zvicër do të fillojnë me zanatin rrafsh 70’000 të rinj. Një studim i Shkollës së Lartë Profesionale të Zvicrës Veriperëndimore ka bërë një studim lidhur me disponimin e tyre. Vlerësimi mesatar i ndërmarrjeve ku ata e kryejnë zanatin, nga një shkallë notash prej 1 der më 6, është 4,3. Kjo është nota e djemëve, vajzat janë për diçka më të palumtura: 4,2. Shkaktare të kësaj zymtësie janë klima e keqe në ndërmarrje ose aktiviteti i mërzitshëm që kryejnë ata. Megjithatë 80 për qind e të anketuarve në zanat mendojnë se me kualifikimin e tyre janë më mirë të pajisur për në tregun e punës se sa me një diplomë universitare. Për më tepër, studimi tregon gjithashtu që të rinjtë zviceranë në zanat janë megjithatë më të lumtur se kolegët e tyre të huaj. Ata shpeherë janë të disfavorizuar për shkak të barrierave gjuhësore ose diskriminimit, i transmeton «20 minuten» autorët e studimit. Nga ana tjetër disponimi varet edhe nga bransha – të rinjtë në banka dhe në sektorin e sigurimeve janë shumë të lumtur, kurse ata në brashën e pastrimit – aspak.

Për më tepër, studimi ka gjetur që të rinjtë në ndërmarrjet e mëdha janë më të kënaqur, kurse disponimi në ato të vogla është i keq. Vlerësimi për këto të fundit është 3,9. Dhe për këtë, sipas autorëve të studimit, fajtorë janë strukturat e ndërmarrjeve. Aty përgjegjës për të rinjtë në zanat është vet shefi, i cili përkrah udhëheqjes së firmës nuk ka kohën e mjaftueshme për zanatlinjtë. Megjithatë, për drejtorin e Shoqatës së Zejtarëve kjo nuk është domosdoshmërisht një disavantazh: Ndoshta në shikim të parë këta të rinj kanë më shumë obligime, por kjo i përgadit ata më mirë për botën e punës, duke qenë më të ekspozuar ndaj realitetit.

Nga këndvështrimi i socialistëve të rinj, të rinjtë shpeshherë shfrytëzohen si fuqi e lirë krahu: Ata duhet të të sjellin kafenë, apo të fshijnë, dhe kjo nuk është në kutimin e një shkollimi profesional. Kjo strukturë politike tani po organizon një peticion për përmirësimin e kushteve të zanatlinjëve: një rrogë minimale, ndalimin e punëve që nuk kanë tëbëjnë me profesionin dhe një numër telefoni për të rinjtë në zanat që kanë frustrime. Deri më tani peticionin e kanë nënshkruar 12’000 veta. ks