25 për qind e njerëzve në Cyrih fitojnë mbi 10'000 franga

Në Cyrih mesatarisht fitohet 1’200 franga më tepër se në qytetet tjera të Zvcirës. Megjithatë edhe në Cyrih vetë ka dallime të ndjeshme.

7’696 franga bruto është rroga e mesme në Cyrih. Në fakt, ky është kufiri që i ndanë dy grupe të pagave në këtë qytet. Saktësisht gjysma e 22’000 të punësuarve me banim në Cyrih që punojnë 100 për qind fitojnë më pak se kaq, ndërsa gjysma tjetër më tepër se kjo shumë. Nëse i konsideron vetëm burrat, atëherë rroga e mesme mujore në Cyrih është ende më e lartë: 8’543 franga. Gratë mesatarisht fitojnë 18 për qind më pak se burrat – 6’954 franga.Këtë e nxjerrin analizat e statistikave të qytetit. Dallimi në rrogë ndërmjet Cyrihut dhe qyteteve të tjera është 1’200 franga.

Mirëpo, nga 3,1 miliardë franga që jepen për rroga në muaj, shpërndarja është megjithatë e ndryshme. 20 për qind e atyre që qëndrojnë më mirë e marrin 40 për qind të shumës totale të pagave. 25 për qind e cyryhasve – në numra absolut 55’000 veta – fitojnë mbi 10’367 franga në muaj. Kurse ata që bëjnë pjesë në gjysmën e dobët, fitojnë 5’756 franga në muaj.

Gjithsesi, ata që punojnë me orar të plotë, sipas analizës, dalin më mirë se sa ata që punojnë me orar të pjesshëm – edhe sikur rrogat e tyre t’i llogarisësh në orar të plotë. Përsa i përket punës, rrogat më të mëdha i kanë akdemikët, sikurse edhe personat me përvojë të gjatë pune, dhe këtu sidomos ata në pozita kuadri. Rroga mbimesatarisht të larta paguhen në branshat e financave, të informatikës dhe komunikimit. Sipas analizës: «Shanset më të mira për të marrë një rrogë mbimesataren në Cyrih i ka ai që ka një shkollim të mirë, ka grumbulluar një përvojë të gjatë pune dhe punon me orar të plotë si kuadër në një ndërmarrje të madhe financiare.» Sikur të ishte burrë – aq më tepër. ks