2’400 të lënduar në transportin publik

Gjithnjë e më shumunë të lënduar në udhëtime me autobus, tren dhe tramvaj.

Foto: Shutterstock



Në aksidente me autobusë, trena dhe tramvaje, në pesë vitet e fundit në Zvicër kanë marrë lëndime 2’395 veta, transmeton Tages Anzeiger. Sipas Entit Federal për Trafikun, numri i aksidenteve me të lënduar rëndë është rritur për 30 për qind. Në hekurudha kjo shifër madje shkon në 50 për qind. Prandaj Enti është duke i shqyrtuar kushtet teknike ose ndryshimet në proceset e ndërmarrjeve të transportit.

Më së shumti raste me të lënduar rëndë ose lehtë, sipas statistikave, ndodhin në autobusë. Sidomos rrezikshëm po bëhet për pasagjerët që qëndrojnë në këmbë, kur shoferi nduhet të frenojë apo edhe ta rrisë shpejtësinë. Në kësi rastesh, në pesë vitet e fundit janë lënduar 665 veta. Një zonë tjetër rreziku në trena, autobusë ose tramvaje janë dyert. Gjatë ngjitjes në mjetin e transportit ose zbritjes nga ai lëndohen sidomos personat e moshuar. Prandaj disa ndërmarrje udhëtimi ofrojnë edhe kurse për seniorët për përdorim të parrezikshëm të mjeteve të trafikut.

Sipas llogarive të autoriteteve, në 15 vitet e ardhshme në Zvicër numri i përdoruesve të trafikut publik te mbi 65-vjeçarët do të shkojë në 714’000 veta. Dhe kjo i bie një rritje prej 64 për qind. Konform kësaj mund të rritet edhe numri i aksidenteve me persona të moshuar. ks