23 vjetori i martesës së çiftit Obama

Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama kanë festuar dje, 23 vjetorin e martesës së tyre.




Ata të dy janë martuar në tetorin e vitit 1992, në kishën Trinity United të Çikagos.

Kurse një moment krejt interesant është se në përvjetorin e parë, pra në vitin 1993, Michelle ka harruar përvjetorin e martesës, transmeton Koha.net.

Në këtë video janë të përmbledhura disa prej momenteve më të mira të çiftit Obama kur flasin për njëri tjetrin.