22 citate ‹antidemokratike› për demokracinë!

Portali zviceran «watson.ch» ka përzgjedhur 22 citate për demokracinë nga personalitete të ndryshme botërore, të cilat, sipas saj, të ngjallin dëshirën të kërkosh monarkinë.

Foto: Arthimedes / Shutterstock
  1. Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një bisedë pesëminutëshe me një votues mesatar. Winston Chrchill, burrështetas anglez.
  2. Demokracia është një mekanizëm, i cili siguron që të qeverisemi mu ashtu sikurse e meritojmë. Georg Bernard Shaw, shkrimtar irlandez.
  3. A ka një rast të vetëm në histori, kur shumica kishte të drejtë? Robert Heinlein, autor amerikan i fanta-shkencës.
  4. Sikur zgjedhjet të kishin ndonjë domethënie, nuk do të na lejonin t’i mbanim ato. Mark Twain, shkrimtar amerikan.
  5. Populli e ka gjithnjë fjalën e fundit vendimtare. Por, populli nuk ka gjithnjë të drejtë. Annemarie Huber-Holtz, kancelare zvicerane.
  6. Unë nuk besoj në urtësinë kolektive të injorancës individuale. Thomas Carlyle, filozof skotlandez.
  7. Zgjedhjet e përcaktojnë kush do të vijë në pushtet, por ato nuk e përcaktojnë se si do të përdoret ky pushtet. Paul Collier, profesor britanez i ekonomisë
  8. Demokracitë tona të mëdha janë të prirura të nisen nga ajo se një budalla është më i sinqertë se një i mençur, dhe politikanët tanë e shfrytëzojnë këtë përparësi duke u paraqitur më budanjenj nga ç’janë në të vërtetë nga natyra. Bertrand Russell, filozof britanik.
  9. «Ata po bëjnë atë që duan». Kjo fjali tregon një ideal të rremë (të demokracisë); ai niset nga ajo se «ata» (domethënë: ata lartë) mund të bëjnë çfarë të duan. Mirëpo kjo nuk është e zbatueshme. Ne nuk e duam të gjithë të njëjtën gjë. Mani Matter, shansonier zviceran.
  10. Njerëzit e përsërisin vazhdimisht se dikush duhet ta reformojë sistemin, sistemi është i korruptuar. Ajo që nuk e kuptojnë gjithmonë: Ata vetë janë sistemi. Thisuri Wanniarachchi, shkrimtare nga Sri Lanka.
  11. Mashtrimi më i madh i demokracisë moderne – një mashtrim si i kapitalistëve ashtu edhe i socialistëve – është që ata pasurimin ekonomike e akceptojnë si një qëllim të shoqërisë dhe standard të fatit personal. Christopher Dawson, shkencëtar britanik.
  12. Demokratia akuzohet se pretendon që shumica ka gjithnjë të drejtë. Përparimi na mëson më shpesh se pakica ka gjithnjë të drejtë. Përparimtarët janë profetët; dhe për fat nuk janë të gjithë njerëzit profetë. Gilbert Chesterton, shkrimtar britanik.
  13. Jam shumë dakord me parimin demokratik se një idiot është njëlloj i mirë si një gjeni. Por, për mua kjo mbaron kur dikush shkon një hap më tutje dhe thotë që dy idiotë janë më të mirë se një gjeni. Leó Szilárd, fizicien hungaro-gjermano-amerikan.
  14. Zgjedhjet iu takojnë njerëzve. Është vendim i tyre. Edhe nëse vendosin t’ia kthejnë shpinën zjarrit dhe të djegin prapanicën, vetëm se pastaj ata do të duhet të ulen në plagën e tyre. Abraham Lincoln, presidenti i 16-të amerikan.
  15. Një ndër problemet më të mëdha të kohës sonë është që po udhëhiqemi nga njerëz për të cilët ndjenjat janë më të rëndësishme se mendimet dhe idetë. Margaret Thatcher, kryeministre britanike.
  16. Prej 60 vitesh vendi im, Shtetet e Bashkuara, po përpiqet të arrijë stabilitet në kurriz të demokracisë në këtë rajon, këtu në Lindjen e Afërt, dhe nuk ia kemi dalë as njërës, as tjetrës. Condoleezza Rice, ministre e jashtme amerikane.
  17. Nëse demokracia perfeksionohet vazhdimisht, presidenca reflekton gjithnjë e më saktësisht shpirtin e brendshëm të popullit. Një ditë të madhe dhe të lavdishme do të përmbushet dëshira e zëmrës së njerëzve të thjeshtë dhe Shtëpia e Bardhë do të stoliset me një idiot të vërtetë. Henry Mencken, satirist amerikan.
  18. Mund të jetosh në një shtet diktatorial dhe të jesh i lirë, me një kusht: Duhet ta luftosh diktaturën. Njeriu i cili e përdor kokën për të menduar pavarësisht dhe zemra e tij mbetet e pakorruptuar, është i lirë. I lirë është njeriu i cili lufton për atë që i është e rëndësishme. Përkundër kësaj njeriu mund të mos jetë i lirë edhe në vendin më demokratik të tokës, nëse është frikacak, i shurdhër dhe i ngathtë nga brenda. Ignazio Silone, shkrimtar dhe politikan italian.
  19. Çështjet e mëdha të kohës nuk vendosen me fjalime dhe vendime nga lartë, (…) por edhe me hekur e gjak. Otto von Bismarck, burrështetas gjerman.
  20. Antiintelektualizmi po tërhiqet si një fije e kuqe përmes jetës sonë politike dhe kulturore, i ushqyer nga përfytyrimi i rremë për demokracinë, sipas të cilit «injoranca ime është po aq e mirë sa edhe dija jote». Isaac Asimov, autor ruso-amerikan i fata-shkencës.
  21. Çfarë është demokracia? Ashtu sikurse quhet: Sundimi i njerëzve. Ajo është po aq e mirë, a e keqe, sa ç’janë njerëzit. Mary Renault. Shkrimtare britanike.
  22. Fakti që kaq politikanë të suksesshëm janë kaq rrenacakë të paturpshëm nuk flet vetëm për ata, por edhe për ne. Nëse njerëzit e duan të pamundurën, atëherë do mjaftojnë vetëm rrenacakët. Thomas Sowel, filozof amerikan. ks