21 muaj burg dhe 2 milionë euro gjobë për Messin

Ylli argjentinas i futbollit është dënuar me kusht me 21 muaj burg për evazion fiskal.

Lionel Messi, futbollist dhe mashtrues. Foto: Shutterstock

Futbollisti argjentinas Lionel Messi është dënuar për mashtrime financare në lidhje me tatimet e tij. Një gjykatë spanjolle e ka dënuar lojtarin e FC Barcelona me 21 muaj burg dhe një gjobë prej 2 milionë euro. Për shkak të delikteve të njëjta është dënuar edhe babai i Messit. Ai duhet të paguajë një gjobë prej 1,5 milionë euro. Përkundër dënimit Messi dhe i atij i tij nuk do të vuajnë dënimin në burg, sepse në Spanjë dënimet nën dy vjet burg mund të absolvohen me kusht.

Messi dhe babai i tij u akuzuan se mes viteve 2007 dhe 2009 kanë përvetësuar ilegalisht nga tatimet 4,16 milionë euro. Prokuroria kishte kërkuar dënim me burg prej 22,5 muajve.