2017-ta fillon me një sokondë shtesë

Për një rrotullim tokës i duhet diçka më gjatë se 24 orë. Prandaj vitin e ardhshëm do na dhurohet pak kohë.

Foto: agsandrew / Shutterstock.com

Më 1 janar 2017 do të ketë një minutë me 61 sekonda: Në ora 2 pas mesanate, sipas kohës zvicerane, kohës botërore do t’i shtohet një sekondë. Parregullsia e rrotullimit të tokës, që nga viti 1972, kompensohet me sekonda të tillë shtesë, transmetohet agjencia zvicerane e lajmeve sda.

Pikërisht në ora 01:59:59 sipas kohës zvicerane, në mbrëmjen e vitit të ri, kohës botërore do t’i shtohet një sekondë, kështu në fakt ka njoftuar dje US Naval Observatory. Me këtë sekondë do të kompensohet pra fakti që tokës për një rrotulim i duhet pakës më gjatë se 24 orë.

Për shemkuj me radhë matja e kohës është lidhur me rrotullimin e tokës dhe kjo sekondë është definuar në këtë kuadër. Sepse shpejtësia e rrotullimit të tokës nuk është e njëjtë dhe falë orëve atomike kjo sekondë sot mund të përcaktohet në mënyrë shumë më saktë dhe më stabile.

Me qëllim që dallimi midis kohës atomike dhe sasj astronomike në mënyrë afatgjatë të mos thellohet akoma më shumë, Shërbimi Ndërkombëtar i Rrotullimit të Tokës dhe Sistemeve Referenciale (IERS) e vëzhgon saktë kohëzgjatjen e rrotullimit dhe vendos për atë se kur do të shtohet apo do të hiqet një sekondë. Ky sistem është në fuqi që nga viti 1972 për ta kufizuar dallimin ndërmjet këtyre dy shkallëve të kohës në maksimumi 0,9 sekonda. ks