200 hektarë pyje të djegura në Komunën e Novobërdës

Në Komunën e Novobrdës një zjarr i madh që ka përfshirë pyjet në këtë komunë, të shtunën, ka bërë që të dëmtoheshin 200 hektarë pyje e bimësi, shkruan Koha Ditore.

Për fikjen e zjarrit i cili ishte i përmasave të mëdha janë angazhuar zjarrfikësit nga komunat të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Graçanicës.

Bajrush Ymeri, nënkryetar i Komunës së Novobërdës, ka deklaruar se dëmet materiale të cilat janë shkaktuar si pasojë e zjarrit janë të konsiderueshme.

«Zjarri ka përfshirë pyjet në komunën tonë dhe është përhapur me shpejtësi të madhe dhe është zgjeruar shumë. Deri tashti llogaritet se janë djegur 200 hektarë pyje, duke bërë dëme të konsiderueshme si në pronat private ashtu edhe shtetërore. Në ndihmë na kanë dalë zjarrfikësit nga komunat të Gjilanit, Kamenicësës, Vitisë e Graçanicës. Mirëpo edhe banorët shqiptarë e serb kanë ndihmuar në fikjen e zjarrit. Ky është zjarri më i madh që mbahet mend, mirëpo ndoshta ka ndikuar edhe temperaturat e larta dhe era të përhapej me shpejtësi kaq të madhe. Sa u përket dëmeve janë të konsiderushme mirëpo nuk mund të flas me shifra, sepse duhet të dalë një komision për të vlerësuar atë», ka thënë ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan. Ismet Hashani , zëdhënës ka thënë se gjendja tashmë është vënë nën kontroll.

«Ne kemi marrë informata se në Komunën e Novobërdës ka pasur një zjarr të shtunën, ku ka pasur intervenime nga disa qendra të zjarrfikësve të komunave të tjera. Munde që t’ju konfirmoj se zjarri është shuar», ka thënë Hashani.