20 radikalë të djathtë e sulmojnë një hebre ortodoks

Ngjarja ka ndodhur në Wiedikon: Të rinjtë iu sulën hebreut me përshëndetjen e Hitlerit dhe thirrje antisemitiste.

Të rinjtë ia kishin zënë hebreut rrugën, e bënin përshëndetjen e Hitlerit dhe ulërinin parulla antisemitiste. Ndërkaq udhëheqësi i grupit, burrin 40-vjeçar e ka pështyrë në fytyrë dhe e ka shtyrë. Vetëm pas ndërhyrjes së policisë, që e kishin thirrur kalimtarët, ekstremistët e kanë lënë të kalojë viktimën e tyre.

Policia e Qytetit nuk ka thënë asgjë konkrete për rastin, raporton Tages Anzeiger, deri sa hetimet po vazhdojnë. Ngjarja, në fakt, ka ndodhur me 4 korrik. Mediat kanë zbuluar se kryesori i grupit është një personazh i njohur për opinionin, 27-vjeçari Kevin G. nga rrethina e Cyrihut. Ai është këngëtar i grupit rok Amok, i cili javën e ardhshme, me rastin e festës kombëtare të Zvicrës, do të ketë një paraqitje në Cyrih.

Unioni i Komunave Zvicerano-Izraelite (SIG) i fton autoritetet për më shumë vigjilencë. Sekreteri i përgjithshëm i Unionit është shprehur shumë i prekur nga ngjarja e 4 korrikut në Wiedikon.