1967: Andy Warhol shtyp 2500 herë Marilyn Monroe

Përvjetorët e vitit 2017: trajtesa e tretë ka të bëjë me 50-vjetorin e lansimit të posterit të aktores Marilyn Monroe nga artisti Andy Warhol.

Ilustrimi: Shutterstock



Një ndër batutat më madhështore të mjeshtrit Andy Warhol është kjo: «Më pëlqen të bëj të njëjtën përherë dhe vazhdimisht». Dhe kjo: «Biznesi i mirë është arti më i mirë». 1967 është viti kur të dy këto parime arrijnë kulmin e përkohshëm, sepse më 1967 Andy Warhol themeloi një firmë të vërtetë. Ajo quhej «Factory Additions» dhe kishte për qëllim të shes jo më pak se 2500 versione të motivit përherë të njëjtë: aktoren Marilyn Monroe në filmin «Niagara» nga viti 1953, arketip i flirtit të konfeksionuar të një ylli me masën. Warhol e përdori këtë fotografi që në vitin 1962 për të shtypur për herë të parë posterin «Marlyn Diptych», i cili si asnjë tjetër simbolizon si shenjë dalluese veprën e tij dhe përgjithësisht tërë pop-artin e lehtë, mëkatar, deziluzionues dhe optimist. Çfarë i pëlqen Warholit në shtypin me shabllon është karakteri i punës në konvejer, ai troket me vrazhdësi imediate te vëzhguesi, pa marrë ndonjë rrugë tjetër me gjeste piktoreske. Me «Marily Monroe (Marilyn)» Warhol arrin kulmin e punës në konvejer: «Factory Additions» ofron 250 portfolio identike, të cilat përbëhen nga 10 edicione të shtypura. Çdo poster i shtypur është 91 centimetra me 91 centimetra i madh dhe çdonjëri tregon portretin e Monroe në dhjetë ngjyra të ndryshme. Katror, katror, katror, BAM! Marilyn është paraardhëse e hokatarëve të sotëm të internetit: një poster që shkëputet nga bota reale dhe më pak na tregon objektin dhe më shumë qarkullimin e tij. Aty bashkohen vepra artistike me reproduksionin e tij. E vetmja gjë që e bën atë origjinal është vula «Factory Additions». Po të ecte puna sipas Walter Benjaminit aura do të duhej të shpërbëhej. Është interesante se ajo nuk e ka bërë këtë. Vepra e artit me «celebrity» themeloi veprën e artit si «celebrity», lavdia e së cilës rritet përmes shpërndarjes së imazhit të saj.

(Frankfurter Allgemeine Zeitung)

© për botimin në gjuhën shqipe: dialogplus.ch. Ndalohet rreptësishtë botimi i këtij teksti nga mediat tjera.