170 milionë franga për filialin e ri të ETH-së

Qeveria vitin e ardhsëm do të investojë në departamentin e biosistemeve të Basel.

Foto: pavel dudek / Shutterstock.com

Shkolla e Lartë Politeknike vitin e ardhshëm do të shpenzojë 334,3 milionë franga për ndërtime të reja dhe sanime. Ky është propozimi që i bën qeveria parlamentit për 2017-tën. Gjysma e këtyre mjeteve do të shkojë në një objekt laboratorik për departamentin e biosistemeve të ETH Zürich në Basel. Departamenti eksziston nga viti 2007 dhe është i vendosur në Universitetin e Baselit.

Me një objekt të ri departementi i ETH Zürich fiton një adresë, transmeton «20 Minuten». Financimi i këtij ndërtimi do të bëhet përmes një kredie të federatës prej 171,3 milionë frangave, ndërsa 48 milionë do të investohen nga vetë ETH-ja. Ndërtimet do të nisin në fillim të 2017-tës, ndërsa përfundimi është planifikuar për në 2020-tën.

59 milionë franga të tjera qeveria i kërkon parlamentit për renovimn e sistemit sanitar për Shkollën e Lartë Politeknike EPFL në Ecublens të Vaudit. Për projekte të tjera me vlerë prej më pak se 10 milionë frangave këshilli i ETH-së e ka kërkuar një kredit kornizë prej 104 milionë frangave nga qeveria dhe parlamenti. ks