17: Ovidi zhduket në qytetin Tomi në Detin e Zi

Përvjetorët e vitit 2017: trajtesa e katërt ka të bëjë me poetin antik romak Ovidin, i cili mendohet se vdiq në vitin 17.

Ovidi.



Se përse e kishte internuar Augusti në fund të botës nuk e di më askush, porse edhe atëherë, në vitin e ‘8 pas lindjes së Krishtit, me gjasë vetëm pakkush e ka ditur. I internuari Oublius Ovidius Naso, atëbotë rreth 50-vjeçar, në një poezi të mëvonshme të shkruar në formë të letrës dhe drejtuar perandorit i përmend si shkaqe «këngën dhe lajthitjen». Ndërsa ai flet zemërhapur mbi poezinë e tij të inkriminuar («Carmen»), për «Artin e dashurisë» të krijuar para kapërcyellit të epokave, mbi shkakun e dytë të syrgjynosjes «Error» në mënyrë të dyshimtë dhe të paqartë thuhet se ai kishte parë diçka që nuk është dashur ta shihte dhe tani për këtë paguante çmimin. Pas ai la një jetë luksoze në Romë dhe një pozitë të shquar në jetën letrare të Perandorisë, pas la bashkëshorten, mbase të tretën, dhe një gusht miqsh. Edhe atyre u drejtohen letrat e tij letrare, të cilat Ovidi pastaj i dërgoi nga qyteti me port Tomi, Constanta e sotme në Rumani, në Romë dhe të cilat kanë ardhur drejt nesh në pesë librat e «Tristia»: «I koklavitur, si flokë të ngatërruara», shkruan Ovidi në parathënie, mund të duket libri në Romë, i qetë me njolla në faqe, në mënyrë që të shihet se «kam qarë duke shkruar!» Përmbledhja e dytë, e shkruar mes viteve 12 dhe 17, është më prozaike sa i përket tonit. Pas vitit 17 lumi i lajmeve të të internuarit shteret, së paku sa i përket trashëgimisë. Mendohet se Ovidi ka vdekur atë vit. Ose mund t’i besojmë Christoph Ransmayerit dhe romanit të tij mjeshtëror «Bota e fundit» nga viti 1988 dhe të pranojmë përfytyrimin magjeps se poeti i «Metamorfozave» është zhdukur në botën e vrazhdë të bregut perëndimor të Detit të Zi dhe kishte lënë pas veprën e tij: të shndërruar dhe përjetësisht të ndryshueshme brenda vetes, në mizori dhe etje për dashuri, zali dhe kryengritje të heshtur dhe letrarisht vazhdimisht i frytshëm deri te romani i Ransmayrit.

(Frankfurter Allgemeine Zeitung)

© për botimin në gjuhën shqipe: dialogplus.ch. Ndalohet rreptësishtë botimi i këtij teksti nga mediat tjera.