15'000 adoleshentë janë ende në kërkim të një zanati




Zvicra ofron më shumë vende për mësimin e një zanati nga ç’ka nxënës që përfundojnë shkollimin bazë. Por puna nuk duket në të gjithë sektorët njëlloj, raporton Tages Anzeiger.

Në tregun zviceran të zanateve nuk ka ndërruar diçka mbrenda vitit, nis raportimi i medies. Sikurse edhe një vit më parë, oferta e vendeve të lira për zanatë ia kalon numrin të të interesuarve. Këtë e konfirmon Sekretariati Shtetëror për Arsim, Studim dhe Inovacion.

Nnjë anketim i zhvilluar me të rinjë tregon që në mënyrë statistikore këtë vit për një vend zanati janë të interesuar 71’500 të rinj, ndërsa në vitin e kaluar ishin 73’000. Ndërmarrjet e anketuara kanë paraqitur, sikurse edhe vitin e kaluar, 80’000 vende për zanat. Shanset e rreth 15’000 të rinjëve, të cilët në prill nuk fituan pranimin për një zanat, janë të mira. Ndërmarrjet kanë lajmëruar edhe 22’500 vende të lira zanati.

Oferta dhe kërkesa nuk janë të njëjta: Në sektorin e zyrave dhe të informacionit, shtypit, dizajnit dhe artit, të shëndetësisë, punëve sociale dhe në informatikë kërkesa ia kalon ofertës së vendeve të ofruara për zanat. Përkundrazi oferta për zanat ia kalon kërkesës në sektorin e ndërtimit, të shërbimeve, në bujqësi, në shitje.

Barometri i vendeve të lira për zanat e hulumton dy herë në vit situatën në këtë treg. Për anketimin e fundit janë intervistuar përmes telefonit 2’834 të rinj nga mosha 14 deri 20 vjeç në harkun kohor 1 prill deri më 4 maj. 7’100 ndërmarrjet janë intervistuar me shkrim. ksZvicra ofron më shumë vende për mësimin e një zanati nga ç’ka nxënës që përfundojnë shkollimin bazë. Por puna nuk duket në të gjithë sektorët njëlloj, raporton Tages Anzeiger.

Në tregun zviceran të zanateve nuk ka ndërruar diçka mbrenda vitit, nis raportimi i medies. Sikurse edhe një vit më parë, oferta e vendeve të lira për zanatë ia kalon numrin të të interesuarve. Këtë e konfirmon Sekretariati Shtetëror për Arsim, Studim dhe Inovacion.

Nnjë anketim i zhvilluar me të rinjë tregon që në mënyrë statistikore këtë vit për një vend zanati janë të interesuar 71’500 të rinj, ndërsa në vitin e kaluar ishin 73’000. Ndërmarrjet e anketuara kanë paraqitur, sikurse edhe vitin e kaluar, 80’000 vende për zanat. Shanset e rreth 15’000 të rinjëve, të cilët në prill nuk fituan pranimin për një zanat, janë të mira. Ndërmarrjet kanë lajmëruar edhe 22’500 vende të lira zanati.

Oferta dhe kërkesa nuk janë të njëjta: Në sektorin e zyrave dhe të informacionit, shtypit, dizajnit dhe artit, të shëndetësisë, punëve sociale dhe në informatikë kërkesa ia kalon ofertës së vendeve të ofruara për zanat. Përkundrazi oferta për zanat ia kalon kërkesës në sektorin e ndërtimit, të shërbimeve, në bujqësi, në shitje.

Barometri i vendeve të lira për zanat e hulumton dy herë në vit situatën në këtë treg. Për anketimin e fundit janë intervistuar përmes telefonit 2’834 të rinj nga mosha 14 deri 20 vjeç në harkun kohor 1 prill deri më 4 maj. 7’100 ndërmarrjet janë intervistuar me shkrim. ks