150 migrantë shqiptarë ngritin kamp buzë greminës në Francë

Një grup prej 150 migrantëve shqiptarë kanë ngritur një kamp buzë greminës në Dieppe në veri të Francës.




Autoritetet franceze kanë shkatërruar kampin afër «Channel Tunnel», duke detyruar migrantët që të marrin drejtimin për në Dieppe.

Channel 4 News ka gjetur disa shqiptarë të rinj duke fjetur në tendat buzë greminës. Ata kanë thënë se tendat e tyre janë goditur nga gurët që kanë rënë nga shkëmbinjtë.

Migranti shqiptar i njohur me emrin Landi, 20-vjeçar, ka thënë se dëshiron të ketë një punë, të kthehet në punë dhe të kontaktojë me shokët në internet, transmeton Koha.net.

Gjatë vikendit 18 migrantë shqiptarë janë shpëtuar nga përmbytja. Anija e tyre kishte probleme në momentin kur ekipet e shpëtimit erdhën në vendin e ngjarjes.