Brigje të larta, shpatije,

Statistikash

Shtrihen para nesh.

Përpjetëz ngjitëse

E çdo gjëje, ngjitet,

Lart, derisa të gjithë ne

Shkojmë teposhtë.

Në shekullin e ardhshëm

Apo një pas tij,

Thonë,

Ka lugina, kullosa,

Mund të takohemi atje në paqe

Nëse mund ta bëjmë.

Për t`i ngritur këto kreshta

Me fjalë për ty, për

Ty dhe fëmijët e tu:

Qëndroni bashkë

Mësojini lulet

Jetoni qetë

Përktheu: Fadil Bajra