* * *

Bella Akhmadulina



Kaq kohë për mua ti mos ndaj,
dhe pyetje mua mos më bëj.
Me sytë e mirë e të pafaj
duart e mia mos m’i zërë.

Pranverës në luadh mos çapë,
pas gjurmëve të gjurmës sime.
Se unë e di, prapë dhe prapë,
nuk sjellin gjë këto takime.

A mos mendon se jam krenare
ndaj rri me ty pa miqësuar?
Jo krenarisht, por brengë e madhe.
Përpjetë kokën ma ka çuar.