***

Adelbert von Chamisso.



Kthehet që larg prej vendeve të huaja
Tronditur thellë në shpirt të tij, mërgimtari;
Lë pranë shkopin e përkulet
Dhe prehrin tënd lag me lot të heshtur,
O nënë Gjermani! – Për kaq shumë dashuri
Plotësoja vetëm një lutje:
Kur i lodhur në mbrëmje t’i mbyllen sytë,
Në truallin tënd një gur lëre të gjejë
Që të mbështesë kokën për të fjetur.

Përktheu: Petraq Kolevica