* * *

Federico García Lorca



I.

Si valë koncentrikë
në ujë
ashtu janë në zemrën time
fjalët e tua.

Si një zog që përplaset
me erën
ashtu janë në buzët e mia
puthjet e tua.

Si shatërvanë të hapur
përballë natës
ashtu janë sytë e mi të zi
në lëkurën tënde.

II.

Jam zënë
në rrathët e tu koncentrikë.
Si Saturni
tërheq rrotull
rrathët
nga ëndrrat e mia.
Dhe as nuk zhytem
e as ngjitem.