125 vjet iniciativa popullore në Zvicër

Themelet e demokracisë direkte në Zvicër janë vendosur para 125 viteve. Ndërkohë ky modell po konfrontohet gjithnjë e më shumë me kritika.

Foto: FEDELE FERRARA / Shutterstock.com

Iniciativa popullore në Zvicër është inauguruar në vitin 1891. Atëbotë nuk ka llogaritur askush që e drejta popullore do ta influencojë vazhdimisht shtetin, drejtësinë dhe politikën. Sipas kritikëve – në disavantazh të sistemit politik. Gjithnjë sipas tyre, ajo po transformohet në një instrument publicitar. Ndërkaq një komantar i Neue Zürcher Zeitung i 7 korrikut të vitit 1891 thotë që një indiferencë e tillë ndaj një çështjeje federale, e cila depërton kaq thellë në jetën kushtetuese dhe shtetërore nuk ka ndodhur kurrë.

Vetëm dy ditë më parë, më 5 korrik 1891, qytetarët kishin votuar për instalimin e iniciativës popullore. Me këtë, ata për herë të parë mund ta ndryshonin kushtetutën. Dhe prijës i mocionit pararendës të vitit 1884 kishte qenë deputeti i dhomës së ulët të parlamentit Theodor Wirz; ai i kishte bindur kolegët që dhoma e kishte për nder nëse më vendosur se dhoma e lartë Kartën e Lirive do t’ia delegonte popullit, transmeton Neue Zürcher Zeitung. Dhe menjëherë iniciativa e parë e lansuar lidhur me ndalimin e therjes së kafshëv kaloi me sukses. Nga fillimi janë dorëzuar 443 iniciativa popullore, ndërkaq kanë kaluar 320, 114 kanë ngecur, 94 janë tërhequr, ndërsa 4 janë deklaruar të pavlefshme.

Për parlamentarët federalë me iniciativat populli ishte shndërruar në një konkurrent, ata ishin ankuar që në fillim se po vijnë shumë iniciativa popullore. Megjithatë, pjesëmarrja në votime kishte qenë 49,3 për qind. Ajo është instrumenti i dytë më i rëndësishëm popullor, pas referendumit, dhe po përdoret nga një pakicë e popullatës.

Iniciativa popullore gjithsesi përbën thelbin e demokracisë direkte. Shumica e tyre janë lansuar në 30 vitet e fundit. Arsyeja për këtë është sepse një gjë e tillë është bërë më e thjeshtë. Më 1891 duhej që për një iniciativë të nënshkruanin 7,6 për qind e popullatës votuese, sot për këtë duhen vetëm 1,9 për qind e saj. Për momentin janë duke u mbledhur nënshkrime për nëntë iniciativa. Një arsye tjetër për lansimin e iniciativave, sipas raportit, përbën pakënaqësia me demokracinë në vitet ’70-të; lëvizje të ndryshme të majta dhe të djathta po e përdorin këtë si një instrument opozitarizmi ndaj autoriteteve dhe shumicës politike.

Në fund, iniciativat popullore i zbuluan për interesat e tyre edhe partitë politike. Kulminacioni kishte qenë viti 2011, kur të gjitha partitë, duke përfshirë edhe ato më të përmbajturat, kishin në dorë nga një iniciativë. Qëllimi i tyre ishte të tërhiqnin vëmendjen e opinionit përmes tyre. Dhe kritika ndaj iniciativës popullore si instrument kohëve të fundit është rritur dukshëm. Tani po kërkohet reformimi i këtij modeli. Disa zëra janë kundër asaj që partitë të lansojnë iniciativa popullore. Një ndër pikat e debatit është edhe ngritja e pragut, sepse numri i nënshkrimeve të nevojshme për një iniciativë nuk është përshtatur më që nga viti 1978. ks