1,200 gazetarë do të përcjellin vizitën e Papës në Shqipëri




Pallati i Kongreseve në Tiranë është shndërruar tashmë në Qendrën Mediatike të Shqipërisë, për të nisur si e tillë që nga vizita e Papa Franceskut më 21 shtator. Rikonstruksioni tij dhe më pas, ngritja e Qendrës, i ka kushtuar shtetit shqiptar 16 milionë lekë.

 Në këtë ndërtesë do të priten 70 gazetarët e atashuar në Vatikan, që shoqërojnë Papën në çdo udhëtim si dhe mbi 1200 të tjerë nga e mbarë bota, që do ta transmetojnë atë në rrjetet e tyre.

Instalimi i televizioneve tanimë ka nisur. Ardhja, takimet dhe Mesha e shenjtë që do të mbajë Papa Francesku do të transmetohen drejtpërdrejt në ekrane të vendosur përgjatë gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshi «Nënë Tereza» dhe Pallatit të Kongreseve. / bk.Pallati i Kongreseve në Tiranë është shndërruar tashmë në Qendrën Mediatike të Shqipërisë, për të nisur si e tillë që nga vizita e Papa Franceskut më 21 shtator. Rikonstruksioni tij dhe më pas, ngritja e Qendrës, i ka kushtuar shtetit shqiptar 16 milionë lekë.

 Në këtë ndërtesë do të priten 70 gazetarët e atashuar në Vatikan, që shoqërojnë Papën në çdo udhëtim si dhe mbi 1200 të tjerë nga e mbarë bota, që do ta transmetojnë atë në rrjetet e tyre.

Instalimi i televizioneve tanimë ka nisur. Ardhja, takimet dhe Mesha e shenjtë që do të mbajë Papa Francesku do të transmetohen drejtpërdrejt në ekrane të vendosur përgjatë gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshi «Nënë Tereza» dhe Pallatit të Kongreseve. / bk.