12 shenja që tregojnë se duhet ta ndërroni punën

Kur ka ardhur koha që të mendoni për një sfidë tjetër profesionale? Ja lista përfundimtare e arsyeve për largim.

Foto: garagestock / Shutterstock.com

Çdo kush ka një ditë të keqe në punë. Nganjëherë ky disponim mund të zgjasë dy javë. Por, kur nuk i kujtohet më një ditë e mirë në punë, njeriu duhet të fillojë të mendojë seriozisht për një punë tjetër. Cili është momenti i pikërishëm për një hap të tillë, duhet ta vendosë secili vet. «20 Minuten» e sjell listën me arsyet për largim të hartuar nga portali Business Insider:

Mërzia. Kjo është një ndjenjë e përhapur gjërësisht, por studiuesit mendojnë se mund të jetë edhe një shenjë për atë që do të bënte më me kënaqësi një punë të re që e përmbush.

Pamundësia e ngritjes në përgjegjësi. Çdo kush ka qejf të zhvillohet më më tej. Ai i cili nuk përjeton asnjë ngritje nuk mund të zhvillohet. Kjo frustron.

Dallimet në qëllime. Kush dëshiron të jetë i lumtur në afat të gjatë me punën që ka, duhet të identifikohet me punëdhënësin. Kjo funksionon vetëm nëse së paku i ndjekin pjesërisht të njëjtat qëllime.

Mbingarkesa. Puna shpeshherë nuk është ndonjë ëmbëlsirë. Nëse dikush vazhdimisht luan birën e fundit të kavallit,në kuptimn që kjo shprehje ka në Zvicër, ai duhet të largohet, përndryshe rrezikon Burn-out. (Kush i bie birës së fundit e nxjerr tingullin më të lartë që mundet. Me këtë janë shterrur mundësitë e instrumentit – nuk ka një ton më të lartë).

Mungesa e lirisë. Sallie Krawcheck, CEO dhe themeluese e firmës Ellevest, rrëfen se ka pasur punë, ku ajo nuk ka guxuar të flasë lirshëm. Në kësi situatash ajo rekomandon largimin. Aryeja: Nuk mund të shpalosesh lirshëm.

Rroga e ulët. Kjo pikë, siç mund të merret me mend, është e thjeshtë. Nënse nuk fiton mjaftueshëm; nëse nuk mund t’ia dalë, njeriu duhet të shohë që të gjejë një punë që paguhet më mirë.

Valë largimesh nga puna. Nëse firmës suaj nuk i ecë mirë financiarisht dhe keni ndjenjën se së shpejti mund të vijë në një valë largimesh, atëherë lëvizni dhe kërkoni një punë tjetër, përpara se t’ju largojnë.

Mungesa e besimit. Nëse nuk mund t’i besoni shefit ose firmës në përgjithësi, nuk do të keni sukses afatgjatë. Sidomos në situata kur jeni të detyruar të silleni në mënyrë joetike.

Shefi i keq. Nëse shefi juaj është i padurueshëm, vazhdimisht nxjerr bishta – dhe ju keni bërë gjithçja që të merreni vesh me të, por nuk bën pare – atëherë bathjani!

Të hëna të këqija. Të gjithë e duan fundjavën. Askush nuk ia nis me qejf të hënën. Atë të të cilin të dielën në të hënë gjithnjë s’e merr gjumi, sepse nuk e ka qejf punën e tij, duhet të kërkojë një punë tjetër.

Kurrë nuk është mjaft. Nëse punoni aq fort sa mundeni, por shefi juaj kërkon gjithnjë e më shumë; ju jepni maksimumin, por atij nuk i mjafton as kjo – atëherë kemi të bëjmë me një marrëdhënie të pashpresë.

Ju e ndjeni vetë. Ndonjëherë në jetë duhet të bazoheni thjesht në ndjenjat tuaja. Nganjëherë njeriu e ndjen se nuk shkon, edhe pse nuk e gjen konkretisht çka është. Atëherë ka ardhur koha të gjeni kurajon dhe megjithatë të ecni. ks