Kishte me vete 5 gram drogë, në shtëpi i zbulohen sasi të tjera

Policia në Gjakovë, në Rr. «Ali Hadri», dje në orën 20:30, ka arrestuar një të dyshuar, mashkull, K/shqiptar, pasi i kishte gjetur pesë qese me substancë të dyshuar narkotiku të llojit marihuanë në peshë prej 5 gramë, një portofol me 91.50 euro dhe një telefon mobil.

Por, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i ishin gjetur tri kavanoza (teglla) me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë (pesha nuk dihet), transmeton Koha.net.

I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.