11 nobelistët e Ballkanit

Luftërat me shumë viktima në Ballkan, kriza në Greqi, korrupsioni e ndikimi i grupeve mafioze në politikë e kanë dëmtuar imazhin e rajonit në botë. Por Ballkani ka edhe një anë tjetër: atë të dijes, kulturës, humanizmit – shembull për këtë janë 11 nobelistë

1. Nga Lubjana në Graz

Friderik Pregl – çmimi Nobel për Kimi, 1923

180px-Fritz_PreglPregl u lind në vitin 1869 në Lubjanë, që atëbotë njihej me toponimin gjerman: Laibach. Studioi në Graz, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës dhe karrierës. Vdiq në vitin 1930. Në Lubjanë emrin e tij e bart një shesh, në Graz një institut në Universitet. Ai u nderua me çmimin Nobel për mikroanalizën e zhvilluar prej tij të substancave organike.

2. Nga Vukovari në Zürich

Lavosllav Stjepan Ruzhiçka – çmimi Nobel për Kimi, 1939

Ruzicka, Leopold (1887-1976)Ruzhiçka u lind në vitin 1887 në Vukovar të Kroacisë, e cila atëbotë i takonte Perandorisë Austro-Hungareze. Studoi kimi në Karlsruhe dhe punoi më vonë në Shkollën e Lartë Politeknike të Zürich-ut (ETH). Këtu mori titullin profesor universitar më 1918 dhe më 1929 u avancua në profesor të rregullt. Vdiq në vitin 1976 si shtetas zviceran. Gjatë agesionit serb kundër Kroacisë në fillim të viteve 90-të u shkatërrua edhe shtëpia e tij në Vukovar. Ndërkohë ajo është rindërtuar dhe shërben si muze. Në Kroaci Ruzhiçka nderohet si «nobelisti i parë kroat».

3. Anarkist, diplomat jugosllav dhe shkrimtar i madh

Ivo Andriq – çmimi Nobel për Letërsi, 1961

S._Kragujevic,_Ivo_Andric,_1961Në vitin 1892 në Kumrovec të Kroacisë lindi Josip Broz Tito, mareshali i mëvonshëm i Jugosllavisë dhe po atë vit, në Travnik të Bosnjës, u lind në një familje kroate Ivo Andriqi. Studioi në Zagreb dhe Graz dhe në prag dhe gjatë Luftës së Parë Botërore ishte anëtar i organizatës anarkiste «Bosna e Re», e cila kishte organizuar edhe atentatin në Sarajevë kundër Franz Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë. Andriq ishte mbështetës i idesë së një lloj kombi jugosllav dhe kundërshtar i dy perandorive – osmane dhe austro-hungareze. Më 1919 u shpërnbul në Beograd dhe deri në vitin 1941 shërbeu si diplomat i Mretërisë serbe, kroate dhe sllovene. Është autor i një pamfleti me propozime për aneksimin e Shqipërisë veriore nga Mbretëria serbo-kroato-sllovene – një fakt që nuk i kushtohet aq rëndësi në Perëndim. Viti 1941, kur Gjermania e Hitlerit sulmoi Jugosllavinë, e gjeti Andriqin në postin e ambasadorit në Berlin. Në vitin 1945 në Beograd nisi botimi i trilogjisë së tij boshnjake, prej së cilës shquhet romani «Ura mbi Drinë», i cili është përkthyer në shqip dhe në shumë gjuhë të tjera. Andriq ishte anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe mbështetës i shtetit shumëkombësh jugosllav. Edhe sot mes kroatëve dhe serbëve zhvillohet një betejë e ashpër se çka ishte Andriqi: kroat apo serb? Për nga etnia pa dyshim kroat, por për nga qëndrimet politike dhe angazhimi publik ai më shumë anonte nga serbët – njëkohësisht në shoqërinë myslimane të Bosnjës ai akuzohet se në librat e tij ka përhapur stereotipe antimyslimane. Pala serbe thekson se Andriqi me rastin e dasmës së tij më 1958 e paskësh cilësuar veten si serb. Komiteti i Nobelit e nderoi Andriqin për shkak të «fuqisë epike, me të cilën ai formësoi motive dhe fate nga historia e vendit të tij».

4. Izmir, Paris, Londër, Athinë

Jorgos Seferis – çmimi Nobel për Letërsi, 1963

giorgios-seferisGreku Jorgos Seferis e mori mirënjohjen më të madhe të letërsisë në botë me këtë arsyetim: «…për poezinë e tij të shkëlqyeshme lirike, të inspiruar nga ndjenja e thellë për botën kulturore helene». Seferis lindi më 1900 në një qytezë afër Izmirit të sotëm turk, që atëbotë ishte qytet i dominuar nga grekët dhe njihej si Smyrna. Në vitin 1914 familja e tij, e cila rridhte nga shtresa aristokrate, u shpërngul në Athinë. Seferis studoi në Paris dhe shërbeu si diplomat i vendit të tij nga viti 1926. Mes tjerash ishte ambasador në Londër. Me poezitë dhe esetë e tij ai ndikoi që në letërsinë greke të depërtojë moderniteti. Më 1969 botoi një manifest kundër diktaturës ushtarake që sundonte vendin nga viti 1967. Vdiq më 1971 në Athinë. Në ceremoninë e varrimit shumë pjesëmarrës kënduan këngën e tij «Refuzimi», e cila ishte e ndaluar. Gati 100 vjet pas lindjes, në vitin 1999, autoritetet turke të qytezës së lindjes së Seferis vendosën që një rrugë të marrë emrin e tij. Nacionalistët turq e kundërshtuan këtë, por pas ndërhyrjes së kryeministrit të atëhershëm Mesut Ylmaz rruga mbajti emrin e poetit të madh.

5. Rumuni nga Instituti Rockefeller

George Emil Palade – çmimi Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi, 1974

fig_13j(3)«Për zbulimet e tij mbi organizimin strukturor dhe funksional të qelizës» rumuni George Emil Palade fitoi Nobelin. U lind më 1912 në Iași të Rumanisë, studoi mjekësi në Budapest dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1953 u bë profesor në Institutin Rockefeller. Vdiq më 2008 në Kaliforni. Gjatë diktaturës komuniste në Rumani ai refuzoi ofertën e diktatorit Nikolae Çaushesku për të marrë drejtimin e një instituti. Më 2007 Palade mori urdhrin më të lartë rumun.

6. Nga Sarajeva në Zürich

Vladimir Prelog – çmimi Nobel për Kimi, 1975

vladimir-prelog-1-sizedPrelog u lind më 1906 në Sarajevë në një familje kroate. Në atë kohë Bosnjë-Hercegovina ishte nën administrimin austro-hungarez. I ati i Vladimirit, Nika Prelog, ishte historian me origjinë nga Zagrebi, ku familja u shpërngul më 1915. Pasi studioi kiminë në Pragë Vladimir Prelog u kthye në Zagreb për të punuar në Universitetin e atjeshëm. Më 1941 i lartpërmenduri Lavosllav Stjepan Ruzhiçka e ftoi Prelogun në Zürich, ku ai u bë profesor i rregullt dhe më vonë pasardhës i Ruzhiçkas. Më 1986 u pranua në Akademinë Jugosllave të Shkencave. Vdiq më 1998 në Zürich, por hiri i kufomës së tij u vendos në varrezat Mirogoj në Zagreb. Prelog mori Nobelin për hulumtimet e tij në stereokiminë e molekulave organike dhe reaksioneve.

7. Surrealisti nga Kreta

Odise Elitis (Odysseas Elytis) – çmimi Nobel për Letërsi, 1979

odysseas-elytisElitis u lind më 1911 në Iraklio në shtetin e atëhershëm të Kretës (sot ishull grek). Ai e mori Nobelin për «poezinë e tij, e cila (…) me fuqi sensuale dhe qartësi intelektuale formëson luftën e njeriut modern për liri». Elitis ndoqi studimet në Athinë dhe i ndikuar nga surrealizmi nisi të shkruajë poezi, në të cilat e laretëson dhe kremton jetën e njeriut të thjeshtë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesëtar i rezistencës antinaziste. Gjatë diktaturës ushtarake në Greqi ai një kohë jetoi në ekzil në Paris. Vdiq më 1996 në Athinë.

8. Nga Shkupi në Kalkutë

Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë) – çmimi Nobel për Paqe, 1979

teresaViti 1979 zor se do të përsëritet sa i përket ndarjes së çmimeve Nobel: atë vit dy personalitete nga Ballkani u shpërblyen me mirënjohjen e lartë – poeti grek Odise Elitis dhe humanistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu. U lind në Shkup më 1910, dy vjet para se të shpallej pavarësia e Shqipërisë dhe të tërhiqej Perandoria Osmane nga Ballkani. Gonxhja vinte nga një familje relativisht e mirëqenë për rrethanat e kohës. Më 1928 u pranua në një urdhër të krishterë dhe shkoi në Kalkuta të Indisë, ku punoi si mësuese, misionare dhe luftëtare kundër varfërisë. Më 1947 mori shtetësinë e Indisë. Tri vite më vonë themeloi urdhrin «Misionaret e Dashurisë», e cila kujdesej për të varfrit, të sëmurët dhe të pastrehët. Vdiq më 1997 në Kalkutë. Krahas nderimit me çmimin Nobel Nënë Tereza është kritikuar për punën e saj, mes tjerash për, siç thuhet, trajtimin joadekuat të të sëmurëve në spitalet e saj, kundërshtimin e abortit dhe menaxhimin e donacioneve. Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni emrin e saj e bartin sheshe, rrugë e kisha. Aeroporti i Tiranës quhet «Nëna Terezë».

9. Nga Rusçuku i Bullgarisë në Zürich

Elias Canetti – çmimi Nobel për Letërsi, 1981

Elias_Canetti_2Canetti u lind më 1905 në Ruse të Bullgarisë (turqisht: Rusçuk), një qytet në kufi me Rumaninë dhe buzë Danubit. Më 1911 familja e pasur hebraike Canetti u shpërngul në Manchester – me pasaporta osmane. Një vit më vonë, më 1912, pas vdekjes së babait, familja jetoi në Lausanne, Vjenë dhe nga viti 1916 në Zürich. Canetti jetoi në Frankfurt, Vjenë – ku doktoroi në Kimi – dhe gjatë sundimit nazist në Londër në ekzil. Nga viti 1952 ishte shtetas britanik, por jetoi kryesisht në Zvicër dhe më 1994 vdiq në Zürich, ku është i varrosur pranë shkrimtarit James Joyce në varrezat Fluntern. Ndër veprat kryesore të tij nga kritikët numërohen «Masa dhe pushteti» (1960) dhe autobiografia e tij. Në vëllimin e parë të saj «Gjuha e shpëtuar» Canetti përmend edhe shqiptarët që jetonin në qytetin e tij të lindjes: «Rusçuk në Danubin e poshtëm, ku unë për herë të parë pashë botën me sy, ishte një qytet i mrekullueshëm për fëmijë, dhe kur them se gjendet në Bullgari, atëherë unë jap një imazh të paplotë të tij, sepse atje jetonin njerëz me prejardhje nga më të ndryshmet, gjatë një dite mund të dëgjoje shtatë apo tetë gjuhë. Krahas bullgarëve, të cilët shpesh vinin nga fshati, kishte edhe shumë turq, që banonin në një lagje të tyre, dhe ngjitur me këtë gjendej lagjja e spaniolëve, lagjja jonë. Kishte grekë, shqiptarë, armenë, romë. Nga bregu përballë Danubit vinin rumunët, mëndesha ime, e cila nuk më kujtohet, ishte rumune. Kishte, aty-këtu, edhe rusë.
(…)
Rusçuku ishte një port i vjetër i Danubit dhe si i tillë kishte mjaft rëndësi. Si port ai kishte tërhequr njerëz nga çdo anë, dhe për Danubin bëhej fjalë përherë. Kishte tregime për vitet e veçanta, kur Danubi ngrinte; për rrëshqitjet me saja mbi akull drejt Rumanisë; për ujqit e uritur, të cilët vraponin pas sajave të kuajve.
Ujqit kanë qenë kafshët e para të egra, për të cilët kisha dëgjuar të flitej. Në përrallat që më tregonin vashat e fshatarëve bullgarë shfaqeshin vurkollakë, dhe me një maskë ujku mbi fytyrë një natë më frikësoi babai im.
 Zor se do t’ia dalë të riprodhojë këtu larminë e këtyre viteve të hershme në Rusçuk, pasionet e tij dhe tmerret. Gjithçka që kam përjetuar më vonë njëherë kishte ndodhur në Rusçuk. Bota tjetër atje quhej Europë dhe kur dikush udhëtonte Danubit përpjetë për në Vjenë, thuhej ai po shkon në Europë, Europa fillonte atje ku ishte fundi i Perandorisë turke. Shumica e spaniolëve ende ishin shtetas turq. Nën turqit ata përherë kishin jetuar mirë, më mirë se sllavët e krishterë të Ballkanit. Por, meqë shumë nga spaniolët ishin tregtarë të pasur, regjimi i ri bullgar mbante marrëdhënie të mira me ta dhe Mbreti Ferdinand, i cili qeverisi gjatë, njihej si mik i hebrenjve».

10. I mbijetuar i Auschwitzit dhe mbështetës i çlirimit të Kosovës

Elie Wiesel – çmimi Nobel për Paqe, 1986

portrait_hrWiesel u lind më 1928 në Sighet të Rumanisë. Në vitin 1944 familja e tij u deportua në kampin e shfarosjes Auschwitz. Më 1945 Wiesel gjendej në kampin nazist të Buchenwaldit, i cili u çlirua nga trupat amerikane. Pas Luftës së Dytë Botërore Wiesel jetoi në SHBA, ku u shqua si aktivist i të drejtave të njeriut, publicist, profesor i judaistikës, themelues i Muzeut të Holocaustit në Washington dhe autor librash mbi fatet e hebrenjve. Në vitin 1999 ishte njëri ndër mbëshetësit kryesorë të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga terrori i regjimit të Beogradit.

11. Kundërshtarja e stalinizimit

Herta Müller – çmimi Nobel për Letërsi, 2009

Buchmesse Frankfurt - Herta MüllerMüller u lind më 1953 në Rumani; është pjesëtare e pakicës gjermane në këtë vend. Studioi gjermanistikë dhe rumanistikë në Temishvar dhe ishte aktive në qarqet opozitare të shkrimtarëve. Temat që trajton në veprat e saj janë diktatura, cenzura, përndjekja, përcjellja dhe përgjimi nga shërbimet sekrete dhe deportimi. Müller u largua nga Rumania më 1987. Raporti i saj me Rumaninë mbetet e tensionuar: ajo mendon se ky shtet ende është i dominuar nga figura të ish-shërbimit sekret komunist, andaj Müller refuzon që vepra e saj të përvetësohet nga atdheu i saj i dikurshëm. Është kritike e pakompromis e shumë shkrimtarëve rumunë, të cilët i akuzon për oportunizëm gjatë diktaturës dhe për përpjekje që veprat e tyre jopolitike t’i prezantojnë sot si akte heroike kundër sistemit komunist. Gjatë viteve 90-të Müller ka qenë kundërshtare e rreptë e regjiimt të Sllobodan Millosheviqit dhe në shumë tekste ka akuzuar disa intelektualë perëndimorë për qasje të gabuar ndaj konflikteve në Ballkan: sipas saj këta intelektualë nuk e kanë bërë të qartë ndarjen se kush ishte agresor dhe kush viktimë. Në sytë e Herta Müüler nuk ka asnjë dyshim se ishte regjimi i Millosheviqit ai që shkaktoi tragjedinë ballkanike në vitet 90-të.

E.R.Luftërat me shumë viktima në Ballkan, kriza në Greqi, korrupsioni e ndikimi i grupeve mafioze në politikë e kanë dëmtuar imazhin e rajonit në botë. Por Ballkani ka edhe një anë tjetër: atë të dijes, kulturës, humanizmit – shembull për këtë janë 11 nobelistë

E.R.