10 refleksione nga Johann Wolfgang von Goethe

Johann Wolfgang von Goethe.



  1. Asnjë komb nuk e fiton një gjykim për aq sa nuk mund të gjykojë vetveten. Por këtë përparësi të madhe ai e arrin shumë vonë.
  2. Asnjë komb nuk mund të ketë një gjykim përveç se për atë çfarë është bërë dhe shkruar te ai komb. Kjo do të mund të thuhej edhe për çdo kohë.
  3. Asnjë komb nuk ka një kritikë më të madhe se masa e veprave të shkëlqyeshme, cilësore dhe madhështore, të cilat i disponon.
  4. Njerëzit që s’mbërrijnë të jenë për punë të nevojshme, përpiqen për kotësi.
  5. Kur nuk më pëlqen një gjë, atëherë heq dorë prej saj ose e bëj më mirë.
  6. Njerëzit nuk e njohin lehtë njëri-tjetrin, madje edhe kur për këtë kanë vullnet të mirë dhe qëllim; tani na shfaqet edhe dashakeqësia dhe shëmton gjithçka.
  7. Jo gjithkund ku ka ujë, gjenden bretkosa; por aty ku dëgjohen bretkosat, ka ujë.
  8. Nëse do ta dinin ku gjendet ajo që kërkojnë, nuk do të kërkonin.
  9. Klasike është e shëndetshmja, romantike e sëmura.
  10. Ovidi ishte klasik edhe në ekzil: ai nuk e kërkonte fatkeqësinë e tij brenda vetes, por në distancën e tij nga kryeqyteti i botës.

(Përktheu: E.R.)