10 mashtrimet e atyre që nuk dalin në votime

Të dielën që vjen në Zvicër do të votohet për ligjin e ri të shërbimit informativ dhe për dy iniciativat popullore «AHV plus» dhe «Ekonomia e gjelbërt». Si gjithmonë, do të ketë zgjedhës që do ta shtyjnë votimin deri në momentin e fundit, atëherë kur do të jetë vonë për një gjë të tillë. «watson.ch» ka renditur 10 justifikimet e tyre.

Foto: Stefano Ember / Shutterstock.com

Me 25 shtator ftohen të dalin në votime pesë milionë zviceranë. Ata duhet të shprehen për ligjin e diskutueshëm për shërbimin informativ, iniciativën e sindikatave «AHV plus» dhe atë për një ekonomi të vazhdueshme të burimeve eficiente, të njohur si «Eknomia e gjelbërt».

Shumëkush, pretendon ta dijë media, do ta lërë zarfin e votimit menjanë, apo e ka gjuajtur atë në kosh. Dalja në votime në Zvicër është e ulët. Madje, kujton media, edhe me rastin e Iniciativës për Zbatim të dëbimeve më 28 shkurt të 2015, të cilën e ka karakterizuar një frymë emocionale, në votime dolën 63,1 për qind të votuesve. Kjo përbënte një rekord që nga votimi për hyrjen në Zonën Ekonomike Europiane më 1992.

Ja 10 arsyetimet më të shpeshta të zgjedhësve dembelë:

1.     Unë votoj gjithnjë në fundjavën e fundit

2.     Nuk jam edhe aq tip politik

3.     Kjo është shumë e ndërlikuar

4.     Zarfi i votimit është te prindërit e mi në Hinteroberhofen dhe tani nuk mbërrij më atje

5.     Vota ime edhe ashtu nuk çon peshë. Çdo banor i Appenzellit vlen tetë herë më shumë

6.      Nuk luan rol se për çka votojmë, koncernet dhe politikanët e shitur edhe ashtu bëjnë çfarë iu pëlqen atyre

7.     Shoku im voton për të kundërtën, votat tona e zhvlerësojnë njëra-tjetrën

8.     Te unë nuk ka kuti postare në afërsi

9.     Do ta bëj më pas

10.  Unë jam i huaj. (ks)